Shoferja më e vjetër në botë
Britanikja, Peggy Hovell, që ka mbi kurriz plot 100 vjet, është shoferja më e vjetër në botë. Ajo ka plot 85 vjet që drejton një automjet, për më tepër pa e kryer kurrë testing për marrjen e patentës. Peggy e ka mësuar makinën në vitin e largët të 1926, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe që atëherë nuk është ndalur më.