Kur do të falimentojë shteti shqiptar?
Pyetja në titull është me vend sepse çështja tashmë nuk shtrohet nëse shteti shqiptar do të falimentojë, por kur do të ndodh ky falimentim? Gjendja e sotme ekonomike dhe sociale e vendit nuk lë asnjë shpresë që një falimentim i mundshëm të shmanget. Qeveria nga ana e saj e quan këtë katrahurë të rrezikshme si një mrekulli ekonomike të paparë ndonjëherë në botë. Të parët që flasin për një sukses të tillë janë ekonomistët shqiptarë, të cilët vetëquhen të gjithë Doktorë të Shkencave Ekonomike, një titull pompoz që nënkupton së këta individë kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e teorive dhe modeleve ekonomike, por që për fat të keq nuk e kanë fare haberin nga ajo anë.
Është një fakt i pakundërshtueshëm, që ashtu si me diplomat universitare, edhe me titujt akademikë ne kemi një superprodhim të tyre, si një gjë pa vlerë që blihet dhe shitet në pazar të diletantizmit shoqëror. Këta diletantë në rastin më të mirë nuk marrin vesh fare nga ekonomia dhe në rastin më të keq nuk kundërshtojnë dot udhëheqësin e tyre. Nëse udhëheqësi quan investime vitale ato publike, të cilat përfshihen në shpenzimet qeveritare, po ashtu e bëjnë edhe ata. Nëse udhëheqësi, në delir e sipër, sfidon ekonominë gjermane dhe franceze, të cilave u mungoka stabiliteti i ekonomisë shqiptare, edhe ata lajthisin pas tij duke sfiduar nga ana e tyre ekonomistët në këto vende. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në raportet e tij flet me një gjuhë të pakuptueshme, me terma të improvizuara që nuk gjenden në asnjë nga teoritë ekonomike moderne. Nëse ka ndonjë person që përkthen raportimet e tij në media, do ti mirëkuptoja me sinqeritet vështirësitë që ai/ajo do të haste në këtë detyrë, sado njohës i shkëlqyer i gjuhës dhe ekonomisë që mund të jetë. Me përjashtim të opozitës dhe disa analizave realiste në televizionet më të mëdha të vendit Top Channel dhe Vizion+ si edhe disa gazetave si Shekulli dhe Tema askush nuk e përmend krizën e rëndë ekonomike në Shqipëri dhe pasojat e saj të rënda. Këtë nuk e përmend as FMN-ja e as organizma të tjerë ndërkombëtarë, kjo për faktin se kriza ekonomike në këtë vend mbase nuk është e dukshme. Shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë të Evropës, preferojnë të shtrëngojnë rripin në maksimum dhe të jetojnë në varfëri se sa të ngrihen në demonstrata të dhunshme për shkaqe ekonomike, si në të gjithë botën e qytetëruar. Por mosshprehja e krizës nuk do të thotë që ajo nuk ekziston; dhe në Shqipëri kjo krizë është shumë e rëndë dhe e gjithanshme.
Janë një sërë faktorësh që të ndërthurur së bashku formojnë nje bazë të fortë që e bëjnë falimentin e shtetit shqiptar të pashmangshëm. Këta faktorë janë renditur më poshtë në bazë të rëndësisë së tyre në këtë proces:
Borxhi i lartë kombëtar
Kriza ekonomike në vend
Kriza ekonomike në Itali dhe Greqi
Aferat korruptive me asetet kombëtare dhe burimet natyrore
Mospërkatësia në BE dhe devijimi nga kursi evropian
Tashmë është një fakt i ditur dhe i shumëdebatuar që Shqipëria ka nje borxh kombëtar në vlera shumë të larta, deri mbi 60% të prodhimit të përgjithshmëm kombëtar (GDP). Por për masën më të madhe të popullsisë ky tregues nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, perderisa dikush nuk ia shpjegon qartë pasojat që rrjedhin prej tij për vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. Deri tani askush nuk e ka marrë mundimin ta bëjë këtë, sepse ndoshta ka menduar se nuk është detyra e tij/saj.
Por jam i bindur se gjithkush që dëgjon se kreu i një familje merr nga banka borxhe për të larë borxhet e vjetra, menjëherë i shkon mendja se një ditë të bukur, jo shumë larg, banka do të vijë e ti marrë shtëpinë e pronat me laçkë e me plaçkë dhe do ta lërë atë pa gjë fare. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me një shtet pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes një individi dhe shtetit të një vendi. Një gjë ama e kanë të përbashkët: të dy, në një moment të caktuar, do të detyrohen të shpallin falimentin, pra pamundësinë për të paguar borxhet ndaj keditorëve.
Një qeveri merr borxhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të saj të kryera mbi buxhetin, pra kur ka deficit buxhetor. Borxhi nënkupton së në të ardhmen, brezat që vijnë duhet të paguajnë taksa më të larta për të paguar këto borxhe. Ndaj është në interesin e përgjithshëm të një vendi, nëse këto borxhe përdoren në sektorë që garantojnë një rritje ekonomike sa më të lartë dhe gjenerojnë punësim në shkallë të konsiderueshme, e thënë ndryshë, rritje të bizneseve të shëndosha dhe efiçente që nga ana e tyre rrisin punësimin. Në terma ekonomike kjo quhet rritje e produktivitetit të një vendi dhe shtyllat mbi të cilat ajo bazohet janë:
Formimi i Kapitalit
Teknologjia bashkëkohore
Arsimi dhe trajnimi i duhur
Sigurisht që presupozohet që qeveria në këtë vend nuk është e korruptuar dhe ligji zbatohet me rigorozitet.
Në rastin e Shqipërisë, si një vend i varfër, kemi një panoramë krejt të kundërt. Shpenzimet më të mëdha qeveritare, të financuara me borxhe nga tregu i huaj, të cilat trumpetohen më të madhe si investime, kanë shkuar dhe vazhdojnë të shkojnë në fusha dhe projekte aspak efiçente dhe me kosto përtej mundësisë edhe të një vendi shumë më të zhvilluar se Shqipëria. Rasti i rrugës Durrës-Kukës me 60 kilometrat e saj dhe kosto të paimagjinueshme prej më shumë se një miliard Euro është shembulli më tipik i fundosjes së financave publike. Më pas, ndërtimi i një rruge tjetër apo i një ndërtese parlamentare me shuma shumë më të mëdha se në vendet e BE-së apo SHBA-së, mendohet ti japin një goditje të fortë stabilitetit financiar të shtetit shqiptar. Këto projekte nuk gjenerojnë asnjë të ardhur për qeverinë dhe vendin, përveç pak punësim të përkohshëm për një pjesë njerëzish në nevojë. Por këto projekte marramendëse kanë edhe një tipar tjetër që i bëjnë edhe më jo efiçente: ato realizohen nga kompani të huaja të cilat marrin paratë si fitime dhe i depozitojnë në llogaritë e tyre jashtë vendit. Pra shqiptarët duhët të paguajnë një borxh gjysma e të cilit nuk qëndroi fare në vend. Borxhi shqiptar i jashtëm, që përbën rreth gjysmën e totalit, rreth 4 miliardë dollarë është marrë me interesa shumë të larta, për shkak të besueshmërisë së ulët që ka qeveria shqiptare për pagesën e borxhit në klasifikimet ndërkombëtare. Por këto interesa të larta duhet të paguhen dhe qeveria nuk ka asnjë mënyrë tjetër për grumbullim parash, veç taksave, pra me rritjen e borxhit taksat duhet të rriten. Por qeveria e di se gjendja e biznesit është e mjerë, për shkak të politikave monopoliste tregëtare e politikisht selektive dhe mbi të gjitha vjedhjeve të pabesueshme të fondeve publike dhe të zhvillimit. Ndaj qeveria e bën lojën edhe më të rrezikshme duke marrë borxhe të reja me interes akoma më të lartë për të paguar ato të vjetrat. Akumulimi i ketyre interesave më të larta do ta bëjë qeverinë të dorëzohet, ndërsa po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të që të gjejë treg për të marrë borxhe të reja.
Deri para krizes boterore të vitit 2008, qeveritë shqiptare e kishin më të lehtë manaxhimin e vendit sepse remitancat nga shqiptarët rezidentë jashtë vendit, sidomos Itali dhe Greqi, përbënin një burim të rëndësishëm kapitali për ekonominë e vendit. Por kriza greke dhe papunësia që e shoqëroi atë i tkurri të ardhurat nga ky burim në mënyrë drastike. Një shpërthim i një krize në Itali do ti tkurrte ato edhe më tej dhe do tia hiqnin ekonomisë shqiptare një burim të tillë kapitali. Por edhe nëse kriza italiane shmanget vetë plani i masave të kursimit të ndërmarrë nga qeveria italiane dhe reçensioni ekonomik atje e kanë bërë tashmë punën e tyre.
Shqipëria kishte shanse të mëdha të përfitonte nga burimet e saj natyrore për të mbajtur një rritje të lartë ekonomike, por aferat e rënda korruptive të qeverive shqiptare ia h
