Shoh per nje shenje, por nuk shoh ndonje Unaze
Ne nje liber per udheheqjen, te shkruar nga Rudolf Xhuliani, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, thuhej se ai kisht pyetur njerezit se çfare jane disa gjera te thjeshta, qe behen pa shume para, per ti bere shpejt, ne menyre qe te jepet shpresa se mund te ndryshohen disa gjera. Keshilltaret e keshilluan te heqe njerzit qe lajne xhamat e makinave ne kryqezime, pasi ishin nje bezdisje e madhe.
Kryetari i bashkise se Tiranes e ka marre prej dy muajsh zyren, por nuk ka bere asgje nga ato qe behen lehte, per te na dhene shprese per ato qe behen me me shume veshtiresi. Thuhet se dita dallohet qe ne mengjes. Por, disa harrojne se mengjes nuk eshte fjala per oren 11 te paradites, por per sapo te dale drita, ne sekondat e para te dites. Dhe, ajo qe vihet re, eshte se kane shkuar jo vetem sekondat e para te dites se ketij mandate, por kane shkuar minutat e para dhe prej kesaj qe shihet, nuk duket ndonje gje qe te na jape shprese per Unazen e Madhe. Ne fakt, te gjitha premtimet e tjera jane premtime vetem per te folur, se ne natyre jane te veshtira te verifikohen, dhe nese verifikohen, ato jane objekt interpretimesh.
Por, Unaza e Madhe eshte nje premtim i verifikueshem, eshte nje premtim i kushtueshem, eshte nje premtim qe ka domethenie. Te tjerat jane per te mbushur faqet e programit, pasi nuk mund te kete program me tre paragrafe. Keshtu duhet, ne menyre qe te dukesh se je intelektual me kete plan qe ke bere.
Une jam gati ti ul syte nga horizonti, por nuk ka asnje shenje qe te me beje te shoh nje Unaze te re ne qytetin e Tiranes. Nese ndonje prej jush me thote kemi kete plan ketu, ate plan atje dhe doni te me mbushni mendjen me biseda te intelektualizuara, une ju them se po kerkoj nje shenje dhe shenje te tille nuk ka. Llafet nuk kane vlere, pasi fshati qe duket nuk do kallzues . Kam qene duke pritur se ndoshta do ta shihja dhe kam menduar se shtatori do te na tregoje diçka. Por, jo. Bashkia flet per furgona femijesh dhe se ku do te shitet djathi. Jane te rendesishme si çeshtje, por nuk jane shenja per Unazen e Madhe. Ato jane pjese te planint qe sherbejne per te mbushur planin. Nese une jam budalla dhe e blej djathin ne rruge, nuk me ka faj kush, por nese une jetoj ne nje qytet, qe per te ecur me makine ose ne kembe, duhet te pregatitesh sikur po shkon ne nje mission ushtarak, per kete duhet te me kete dikush faj. Si mendoni? Une mendoj se fajin qe mungon Unaza e Madhe, nuk e kam une. Shenjat jane qe ajo nuk do te behet.
