E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoq. e Ricikluesve te Shqipërisë: Të aplikohet menaxhimi i integruar

Shoqata e Ricikluesve te Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me situatën ku ndodhet Industria e Riciklimit në vendin tonë dhe problematikën me lejet e importit. Në një deklaratë për mediat Shoqata e Ricikluesve te Shqipërisë shpreh mbështetjen e plotë ndaj investimeve të huaja në fushën e riciklimit në vendin tone, duke kërkuar nga klasa politike të inkurajojë investimet e huaja në Shqipëri dhe të konsiderojë industrinë e riciklimit si prioritare dhe pasuri të cmuar kombëtare.
 

“Industria e riciklimit në vend është e interesuar që të plotësohet kuadri ligjor dhe standartet njëlloj si për homologët e saj në vendet e BE.
-Industria e riciklimit po asfiksohet nga mungesa e lëndëve te para , për arsye se ato nuk gjenden mjaftueshëm brenda vendit për shkak të mungesës së ndarjes në burim te mbetjeve.
-Shoqata e ricikluesve është në mbështetje të plotë të investimeve të huaja në fushën e riciklimit në vendin tonë. Shpresojmë që prononcimi i djeshëm i deputetit te Partisë Socialiste, z.Erion Brace , të jetë opinioni i tij personal dhe jo qëndrim politik i PS.Ne kërkojmë që klasa jonë politike e cdo krahu qoftë ajo, të inkurajojë investimet e huaja në Shqipëri dhe të konsiderojë industrinë e riciklimit si prioritare dhe pasuri të cmuar kombëtare” thuhet në deklaratë.
 

Më tej Shoqata e Ricikluesve te Shqipërisë kërkon me forcë nga qeverisja qëndrore dhe pushteti vendor, të aplikojë sa më parë menaxhimin e integruar të mbetjeve në vendin tonë sipas ligjit te miratuar për këtë cështje, gjë që do të sillte përfitime mjedisore dhe sigurim të lëndëve të para për këtë industri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›