Depresioni, vetëvritet me çifte 17-vjeçarja
SHKODER- Vetëvritet Xhoana Shullunaj, 17 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e drekës të së premtes dhe vajza ka gjetur momentin kur familjarët nuk kanë qenë në shtëpi.
Ka marrë armën e gjahut, është futur në dhomën e saj, ka mbyllur derën me çelës dhe ka qëlluar veten në kokë me një plumb. Krisma është dëgjuar nga familjarët, të cilët kanë qenë pak metra larg shtëpisë. Në momentin që kanë hyrë në dhomën e vajzës, 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Një grup ekspertësh të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës kanë nisur të hetojnë për shkaqet që kanë çuar vajzën e fejuar të vetëvritet.
Janë pyetur familjarët, komshinjtë dhe persona të tjerë, të cilët e kanë njohur Xhoanën. Sipas policisë kemi të bëjmë me një vetëvrasje, pasi në njërën dorë të vajzës kishte shenja baruti, ndërsa mësohet se vajza vuante nga depresioni.
(m.a/GSH/BalkanWeb)