21 janari, Bashkia e Fierit i jep apartament djalit të Faik Myrtaj
FIER- Djali i të ndjerit Faik Myrtaj, i cili humbi jetën gjatë protestave të 21 janarit, Renato Myrtaj ka marrë shtëpi me dy dhoma e një kuzhinë nga fondi i bashkisë së Fierit. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së Këshillit bashkiak ku u përcaktua se nga banesat sociale të destinuara për të pastrehët e Fierit, të përfitonte një prej tyre familja tashmë e mbetur gjysmë e Faikut.
Lajmi konfirmohet si nga kryebashkiaku Baftjar Zeqo që ka qenë edhe kryetari i komisionit të ndarjes së banesave për të pastrehët në bashkinë e Fierit ashtu edhe nga burime zyrtare të prefekturës së qarkut Fier. Familja Myrtaj pati një vit të vështirë pasi pas vdekjes së kryefamiljarit Faik në Tiranë para Kryeministrisë, vetëm 3 muaj më vonë, prej hidhërimit për të atin, vetëvritet djali 22-vjeçar i familjes, Bardhoshi. Pjesa e mbetur e familjes, bashkëshortja Mamudeja dhe djali tjetër Renato u shpërngulën nga fshati ku jetonin, Kreshpani i komunës Cakran drejt qytetit të Fierit duke zënë një banesë me qira në lagjen "Kastriot", qira të cilën e paguante bashkia. Nga ana tjetër, kryesia e PS-së në Fier e bashkia e qytetit, arritën të sistemonin në punë për të siguruar të ardhurat e tyre, bashkëshorten në Ujësjellës-Kanalizime ndërsa Renaton në një ndërmarrje në varësi të bashkisë. Pas një zvarritje disa mujore, Bashkia e Fierit arriti më në fund që, nga 1230 kërkesa të familjeve të pastreha të shpallë 98 fituesit e apartamenteve sociale.
Pas ngritjes së komisionit që përbëhej prej 7 pjesëtarësh, përfaqësues të të dy poleve partiake, doli lista me 234 përfitues që plotësonin kushtet për të përfituar banesat sociale. Nga këta 234, vetëm 98 kanë qenë përfituesit realë të cilët janë pajisur me banesa sociale, vlerën e të cilave përfituesit duhet ta shlyejnë në afatin kohor të 25 viteve me kredi të zbutur. Baftjar Zeqo, kryetar i bashkisë Fier, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit për ndarjen e këtyre banesave ka pohuar për "GSH" se: "Janë ndjekur procedurat ligjore. Janë parë e kontrolluar të gjitha dosjet dhe ata që kanë qenë më ngushtë kanë qenë përfituesit e apartamenteve. Në këtë kategori është dhe djali i Faik Myrtaj, Renato Myrtaj". Vasil Ndreko që mban postin e sekretarit të përgjithshëm të prefekturës së qarkut Fier ka treguar për "GSH" se: "98 banesat u ndanë konform ligjit. Lista me familjet fituese ndodhet në zyrën e prefektit të qarkut, Robert Bitri për t'u miratuar. Në familjet fituese është edhe emri i Renato Myrtaj, djalit të Faikut i cili u vra më 21 janar në protestën që organizoi opozita para Kryeministrisë në 2011. Emri i tij u aprovua unanimisht dhe nuk pati kontestime, as nga PD e as nga PS", - ka përfunduar Ndreko.
(m.a/GSH/BalkanWeb)