E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiza Xhuvanit i përplasin makinën

LUSHNJE- Deputetes socialiste Luiza Xhuvani i kanë përplasur dje në mesditë makinën. Në fakt pasi u interesuam, mësuam se nuk bëhej fjalë për një aksident serioz, siç thuhej në fillim. 

Ndërsa aktorja e dashur e skenës shqiptare ka qenë duke nxjerrë makinën nga parkingu një tjetër automjet pas saj e ka goditur, duke i shkaktuar dëmtime të vogla në makinë. 

Gjatë një komunikimi me “Gazeta Shqiptare”, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë ka thënë se është mirë dhe se dëmtimi që i është bërë makinës së saj nuk është shumë serioz. Mësohet se ky incident ka ndodhur në zonën e Lushnjes, tek restoranti “Pilo Lala”.
(m.a/bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›