Shoqata Kombëtare e Transportit denoncon konkurrencën e pandershme
i cili është një problem i madh jo vetëm për qytetarët por edhe për vetë drejtuesit e shoferët e mjeteve të transportit Këto mjete zakonisht nuk kanë as dritare por përveç kësaj janë tepër të vjetruara e në shumë raste kanë pasur defekte gjatë ecjes në rrugët e kryeqytetit duke krijuar kështu shqetësime por edhe protesta tek udhëtarët, të cilët janë lënë në mes të rrugës. Vetë kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit ka pranuar ditën e djeshme se në këtë transport ka shkelje nga më të ndryshmet, duke filluar që nga liberalizimi i mjeteve të transportit, por problemet më të mëdha kanë të bëjnë me konkurrencën e pandershme që sipas tij është një shkelje e pastër ligjore e për këtë duhet të merren masa ndëshkuese. Ky problem është më seriozi që ekziston për të cilin deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga organet kompetente u shpreh Vrioni.
Last Updated on E Merkure, 14 Prill 2010 21:03