E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata “Vatra Kulturore Ndroq”, aktivitet për traditat historike dhe kulturore

Shoqata “Vatra Kulturore Ndroq” ka zhvilluar një aktivitet për traditat historike dhe kulturore që përmban komuna e Ndroqit. Gjatë fjalës së tij presidenti i RTV Ora News zoti Ylli Ndroqi theksoi se komuna e Ndroqit është një vend me kulturë të veçantë dhe tradita të shumta.
“Ndroqi është qytet i shekullit të IV dhe të VI, është një qytet me vlera të mëdha, është një ndër qëndrat më të rëndësishme me tradita dhe vlera kulturore” tha presidenti i RTV Ora News zoti Ylli Ndroqi. Ndërkohë arkeologu Neritan Ceka dhe Ministri i Kulturës Aldo Bumçi gjatë fjalës së tyre theksuan se është kënaqësi që të flasësh për një thesar që është shumë pranë Tiranës dhe shumë larg saj. Sipas Cekës zona e Ndroqit mban një histori shumë interesante, ndërsa Ministri i Kulturës Aldo Bumçi theksoi së është një zonë ku po lulëzon turizmi.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›