Shoqata "Çamëria" feston 18-vjetorin
Shoqata patriotike "Çamëria" festoi sot 18-vjetorin e krijimit të saj në një aktivitet të organizuar në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Sipas kryetarit të shoqatës patriotike "Çamëria", Ardian Tana, ky përvjetor është një ditë e shënuar për komitetin çam dhe për mbarë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Ai thotë se prej 18 vjetësh, kjo shoqatë është përpjekur të orientojë të gjithë kontributin e popullsisë çame dhe të të gjithë mbështetësve të tyre për zgjidhjen e çështjes çame. "Ne mendojmë se Evropa e re, duke e njohur mirë problemin, nuk do të pajtohet me këtë gjendje të popullsisë çame, e cila ka rreth 65 vjet që ka mbetur larg trojeve të veta, ku ka jetuar gjatë shekujve si popullsi autoktone, në paqe dhe miqësi me popullin grek".