E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trojanet" edhe një herë në TK

"Trojanet" e Euripidit, një nga kryeveprat e antikitetit grek, u rishfaq në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Nën regjinë e regjisorit grek Vangjelis Theodoropulos, kjo tragjedi e antikitetit grek, e para në historinë 50-vjeçare të Teatrit Kombëtar, sjell në skenë aktorët Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Rajmonda Bulku, Arben Derhemi, Neritan Licaj, Guljem Radoja, Marjeta Lajrja, Eftjola Laçka, Loredana Gjeci, Suela Bako, Esmeralda Metka, Adelina Muça, Nigela Ruka, Monika Lubonja, etj.

Për këtë vënie në skenë ka punuar si asistentregjisor Laert Vasili, koreografi Hermes Malkotsis, ndërsa për skenografinë dhe kostumografinë Angelo Mentis. Vepra përfaqëson momentin ekstrem të tragjedisë, burrat të gjithë të vdekur, gratë e Trojës dorëzojnë trupat, duke pritur fatin e tyre në betejën e fituesve. Në të gjithë dramën, prezenca e gjallë dhe akute e dhimbjes sjell bindjen e heroizmit dhe bukurisë. Euripidi te "Trojanët" e përqendron vëmendjen e tij te fitimtarët e në mënyrë të veçantë te gratë, me qëllim për të hedhur dritë mbi vuajtjet dhe dhimbjet të ardhura nga konfliktet e armatosura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›