E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Njësive Bashkiake të Tiranës kërkon bllokimin e buxhetit 2009-të

Shoqata e Njësive Bashkiake të Tiranës ,do të kërkojë që të bllokohet miratimi i projekt buxhetit 2009-të. Kjo shoqatë , thekson se në hartimin e projekt buxhetit 2009-të nuk janë marrë parasysh kërkesat e njësive bashkiake dhe se investimet nuk jane te specifikuara, prandaj ky projekt buxhet nuk do të pranohet.Kryetarët e njësive, reaguan gjithashtu dhe për takimet e bëra nga kryebashkiaku Edi Rama me komunitetin për hartimin e buxhetit 2009-të , duke theksuar se këto takime nuk paraprihen nga njoftime zyrtare,dhe nuk ftohen as kryetarët e njësive bashkiake përkatëse ,gjë që sipas tyre është e domosdoshme.Kryetaret e Njesive Bashkiake të Tiranës , deklaron se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre, derisa një pjesë e buxhetit për investime të kalojë në ato investime të cilat ata i shikojnë si prioritare , e të cilat janë dhe kërkesat e komunitetit të njësive përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›