Meta: Berisha fajtor për Kodin Zgjedhor, pres përgjigje nga Rama

"Kryeministri Berisha është i shqetësuar për standartin e zgjedhjeve të ardhshme pasi mban përgjegjsinë më të madhe përpara syve të ndërkombëtarëve". Kështu e ka pritur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim apelin e kryministrit Berisha ndaj Ramës për zgjerim të konsensusit në lidhje me Kodin Elektoral. Kreu i LSI-së, Meta i ka kërkuar kryesocialistit Rama ti ktheje një përgjigje publike për ftesën e tij zyrtare bërë pak kohë më parë. Lideri i LSI-së, Meta ka theksuar serish se kthimi i Kodit Zgjedhor nga Presidenti duhet të shërbejë për të përfshire në Kod amendamentet e paraqitura nga LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim propozon që sa i përket çështjes së administrimit të votës, bërja e komsioneve zgjedhore të të gjitha niveleve duhet të jetë sipas formulës të përdorur në zgjedhjet parlamentare të 2005, 3+3+1. Ndërkohë LSI ka shprehur rezerva edhe për mënyrën sesi do të ndahen mandatet brenda koalicionit, duke propozuar që numri i votave të vlefshme të secilës parti, te pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse.