E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dekoron me "Medaljen e Mirënjohjes" juristen amerikane Shrajbman

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Brigadave, juristen amerikane Melisa Shrajbman me "Medaljen e Mirënjohjes". Ajo ka shërbyer si këshilltare ligjore ne zyrën e zhvillimit, të ndihmës dhe të përgatitjes me jashtë të departamentit amerikan të drejtësisë në ambasadën amërikanë në Shqipëri. Në një ceremoni ku mernin pjesë dhe ambasadori amerikan John Withers si dhe kryeprokurorja Ina Rama ju dha dhe medalja e mirnjohjes juristes Melisa Shrajbman. Pas ceremonisë së dekorimit, kreu i shtetit shqiptar zhvilloi një takim të veçantë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon L. Uithers II, në të cilin u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me dy vendeve tona.Presidenti Topi dhe Ambasadori amerikan Uithers gjithashtu diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta rreth reformave të domosdoshme integruese dhe përpjekjeve për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, në Prokurori dhe asaj zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›