Qeveria premton ndëshkim ekstrem ndaj ndërprerjeve abuzive të energjisë elektrike

Më në fund "zgjohet" kryeministri, mediat kishin tr emuaj që denonconin kufizimet e dritave
Tiranë, 17 dhjetor 14:54 NOA - Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha, kritikoi ashpër dhe konsideroi të papranueshme disa probleme në funksionimin me furnizimin me energji në disa zona të caktuara.
Në këtë pikë, ai i kërkoi Ministrit të Brendshëm verifikimin nga prefektët të këtyre problemeve.
Kryeministri kërkoi që, në rast se ndonjë drejtues lokal bën ndërprerje të energjisë në kundërshtim me orientimin konstant të qeverisë për zero ndërprerje që nga viti 2007, ndaj tyre të mbahen qëndrimet më të rrepta deri dërgimin e tyre për ndjekje penale.
Nga ana tjetër, Berisha kërkoi që çdo ndërprerje për motive riparimi të linjave të njoftohet në mediat lokale, duke dhënë me përpikëri or dhe datën e ndërprerjeve.
Ai shtoi se ndaj atyre që nuk zbatojnë këto praktika do të mbahen qëndrimet më të rrepta administrative.
Këtu, Berisha ngarkoi Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministrin e Brendshëm për të mbikëqyrur këtë çështje që e konsideroi sot si shumë të rëndësishme.
a.l/NOA