E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e autobuzëve, grevë për konkurencën e pandershme.

 

Shoqata e autobuzëve ka zhvilluar një grevë sot duke pezulluar kështu aktivitetin e saj dhe duke mos lëvizur në iteneraret përkatëse. Shkak për zhvillimin e grevës është bërë konkurenca e pandershme që u bëhet autobuzëve nga furgonët dhe taksitë. Drejtuesit e autobuzëve kërkojnë që organet kopetente të ndërhyjnë për të pezulluar aktivitetin jo të ligjshëm të automjeteve tjera. Njëherësh atakërkojnë që furgonët e Korçës të kthehen bosh nga Tirana. Greva ka filluar nga ora 11 paradite dhe vazhdon ende tëzhvillohet. Përfaqësuesit e shoqatës së autobuzëve kishin paralajmëruar për organizimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›