E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama- Shqipëria ka varfëri rajonale

 

Partia Socialiste ka prezantuar "Enciklikën e Çështjeve Sociale", e cila është një fotografi e gjendjes së marrë nga "Dialogu me Shqipërinë" i zhvilluar në zona të ndryshme të vendit gjatë muajit janar.

Gjatë prezantimit të këtij dokumenti kreu i PS-së Edi Rama theksoi se Shqipëria ka përmasa rajonale të varfërisë. Ai tregoi edhe se fshatrat dhe zonat malore janë më të varfra se pjesa tjetër e vendit.

66% për frymë është llogaritja e varfërisë në zonat fshatare sipas Ramës.

Ndërsa pensionistët të krahasuar me vendet e tjera të Evropës Lindore dhe të Ballkanit kanë nivele më të ulëta të mbështetjes sociale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›