E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e prodhuesve: Ulim çmimin e bukës, nëse hiqet TVSH

TIRANE- Shoqata e prodhuesve të bukës ka përshëndetur nismën ligjore të PS në Kuvend për heqjen e TVSH-së bukës dhe deklaron që miratim i këtij pr/ligji nuk duhet të vonojë më.

Shteti shqiptar - thuhet në deklaratën e prodhuesve nuk ka pse të fitojë më nga shitja dhe prodhimi i bukës për shumë arsye. Së pari, sipas tyre, sepse shteti nuk ndoqi të njëjtin standard ndaj prodhuesve dhe lejoi konkurrencën e pandershme në treg.

Sipas prodhuesve “një shtet që deklaron primare luftën ndaj varfërisë nuk ka pse të mbledhë përmes TVSH qindarkat e pensionistëve dhe njerëzve që jetojnë me asistencë”.

Prodhuesit e bukës premtojnë se në rast se hiqet TVSH çmimi i bukës do ulet dhe cilësia e saj do rritet.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shoqata e prodhuesve: Ulim cmimin e bukës, nëse hiqet TVSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›