Kreu i PS Edi Rama pret ambasadorin e Suedisë
TIRANE- Sot pasdite kreu socialist Edi Rama u takua me ambasadorin Suedez z.Lars Wahlund. Në takim u diskutua mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Kryetari Rama e njohu ambasadorin me kursin e ri politik të ndjekur nga Partia Socialiste dhe i parashtroi atij propozimet që ka bërë PS për reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore, si dy prej reformave kryesore në procesin e kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Zyra për shtyp e PS bën të ditur se ambasadori e konsideroi kursin e ri politik, ushtrim përgjegjësie në funksion të interesave kombëtare.
Ambasadori Suedisë siguroi kreun socialist se Suedia do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen përmes programeve të bashkëpunimit, integrimin europian të Shqipërisë në BE.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)