Leku fiton “terren” ndaj euros e dollarit
TIRANë- Rënia e ndjeshme e lekut kundrejt valutave të forta është ngadalësuar gjatë ditëve të fundit. Në fund të javës, monedha kombëtare paraqitet në një pozicion të përmirësuar kundrejt euros dhe dollarit.
Kështu, në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103 lekë, ndërsa euro këmbehet me 138.3 lekë në blerje dhe me 138.8 lekë në shitje. Gjithsesi, edhe këto nivele të valutave konsiderohen të larta, vecanërisht përsa i përket euros.
Zhvlerësimi i lekut po penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë, pasi paguajnë më shumë për këstet mujorë. Nga ana tjetër, efektet ndihen edhe në tregtinë e jashtme me shtrenjtim të importeve, cka përkthehet me rritje të cmimeve në treg. Ndërkohë euro e fortë ka ndikim pozitiv te eksportet.
(m.a/News24/BalkanWeb)