Shoqatat rinore prezantojne nismen e tyre me te re
Refuzimi i Presidentit te Republikes per te dekretuar apo per te kthyer edhe njehere ne Parlament ligjin per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ka shkaktuar pakenaqesi. Ne kete menyre Presidenti i Republikes ka refuzuar ti jape ligjit pelqimin e tij por duke mos e kthyer ne Parlament per rishqyrtim ligji hyn ne fuqi pavaresisht heshtjes presidenciale. Dje paradite perfaqesues te disa shoqatave rinore zhvilluan nje konference shtypi perpara Presidences. Ata u shprehen te zhgenjyer qe Presidenti Bamir Topi i fundit i Mohikaneve sic e quajten ata Presidentin aktual perpara zgjedhjes se Presidentit te ardhshem me 71 vota nuk e ktheu ligjin ne Parlament ne forme te paster refuzimi. Keto shoqata rinore i shtohen numrit te madh te perfaqesuesve te shoqerise civile dhe qytetareve te Tiranes qe me nje peticion te meparshem per nje referendum lokal tubim festiv botimin e nje libri apo edhe intervista te shumta kane kerkuar qe kompleksi i ri parlamentar te mos ngrihet ne vendin ku ndodhet sot qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbnori. Te rinjte thane se do te fillojne mbledhjen e 50 mije firmave per mbajtjen e nje referendumi per shfuqizimin e ligjit per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ashtu sic parashikohet ne nenin 150 te Kushtetutes.