Haxhinasto Forume te perbashketa per biznesin
Turizmi dhe energjetika jane dy fushat ku bashkepunimi ekonomik shqiptaro-kinez do te kerkoje forcimin dhe kalimin drejt nje niveli te ri. Vizita e fundit e ministrit te Jashtem te Kines Yang Yienchi ne Tirane ka shenuar nje moment te rendesishem nga i cili per ministrin shqiptar hapet nje rruge e re. Ne keto 10 vitet e fundit ka pasur nje rritje prej 46 heresh te volumit te shkembimeve midis dy vendeve dhe tendenca eshte mjaft pozitive.
Konkretisht fushat qe kemi identifikuar jane ato te energjise te infrastruktures te burimeve e pasurive natyrore te pjesemarrjes ne parqet industriale dhe gjithashtu edhe ne fushen e turizmit - eshte shprehur Haxhinasto ne nje interviste per seksionin shqip te Radios se Jashtme te Kines. Ai ka bere te ditur se komunikimi ne planin ekonomik do te thellohet edhe permes forumeve te perbashketa pa harruar te nenvizoje me kete rast tendencen qe ekziston per liberalizimin e vizave mes dy vendeve.