E Diel, 1 Nëntor 2026

Terhiqet ministri Niebel Berishen dhe Ramen i keshillova te rihapin dialogun politik

Gjermania Dy dite me pare mohoi qe te ishte negociator per zgjidhjen e ngercit

Ministri Federal gjerman i Bashkepunimit Ekonomik per Zhvillimin Dirk Niebel thote per radion Dojce Vele se Gjermania do ta mbeshtese Shqiperine drejt BE-se. Por ritmet e afrimit varen nga Shqiperia dhe nga dialogu politik. Niebel ne intervisten e dhene ka pranuar se ne takimet e zhvilluar vecmas me kreun e opozites Edi Rama dhe Kryeministrin Sali Berisha ka kerkuar nisjen e dialogut e dhenien fund te ngercit politik. Natyrisht ceshtjet e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve jane te lidhura ngushte me situaten politike me aspektet sociale etj. pra te gjitha lidhen me bashkepunimin ekonomik per zhvillim. Ne kete kontekst ne bisedat qe zhvillova me Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites Edi Rama i keshillova qe te rihapin sa me pare dialogun politik. Afrimi me BE-ne eshte nje proces ku rendesi nuk ka vetem zhvillimi ekonomik por edhe pervetesimi i kultures politike europiane i vlerave te saj. Dialogu politik eshte pjese e ketyre vlerave i vlerave te komunitetit te BE-se ku Shqiperia aspiron te anetaresohet. Ne kete kuptim dialogu politik e con Shqiperine drejt te qenit edhe ajo pjese e vlerave te ketij komuniteti - tha Niebel. Sipas tij teresia e sfidave qe Shqiperise i eshte dashur te perballoje qe te vazhdoje procesin e perafrimit me BE-ne e kane sjelle Shqiperine ne nje pozicion te tille qe te deshmoje per nje perparimin te spikatur nder vendet e Ballkanit Perendimor qe aspirojne integrimin europian. Vizita ime ne Tirane eshte nje sinjal inkurajues per thellimin e bashkepunimit dhe pjesemarrjen e investitoreve private gjermane dhe rivendosjen e dialogut politik. Pra Gjermania ka vullnetin politik te vazhdoje bashkepunimin ekonomik permes projekteve per zhvillim ne sektore te tille kyc si energjia apo infrastruktura projekte qe ne total deri tani kane arritur shifren e 1 miliard eurove. Shqiperia rezulton nje vend mjaft terheqes per investimet e huaja. Klima qe nxit investitoret e huaj private te vijne ne Shqiperi presupozon transparence shtet ligjor lufte kunder korrupsionit. Investimet private perbejne nje fokus te bashkepunimit te Gjermanise me Shqiperine ne te ardhmen - tha ministri gjerman. Dy dite me pare Niebel mohoi te ishte negociator mes Rames dhe Berishes pasi nuk do ta ndermerrte nje nisme te tille. Ka nje thenie shume te bukur te nje psikologu gjerman Shulze Fortune quhet dhe thote se edhe keshillat jane goditje por kjo eshte nje loje qe ndodh ne Gjermani. Pra dua te them me kete citat se nuk eshte detyra ime per te dhene keshilla ne lidhje me kete koncept. E gjithe ajo qe deshirojme Europa dhe ne eshte qe Shqiperia te beje perpara ne procesin europian - tha Niebel ne konferencen e shtypit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›