Mundësi financimi për kampusin e Universitetit të Tiranës
12/05/2010 Delegacioni i Parlamentit të Arabisë Saudite
Delegacioni i Parlamentit të Arabisë Saudite, i drejtuar nga kryetari i Komitetit të Miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, Muhammed bin Sa`ad Alsalim ka vizituar gjatë ditës së djeshme rektoratin e Universitetit të Tiranës. Gjatë bisedës me rektorin Dhori Kule është pohuar se do të lejohet mundësia e bashkëpunimit për ndjekjen e studimeve të larta në këtë vend nga studentët shqiptarë. Rektori Dhori Kule ka falënderuar Arabinë Saudite për ndihmën ekonomike që i ka dhënë Shqipërisë, përfshi këtu edhe investimin në filialin e Kukësit, si edhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. "Një prej investimeve të Arabisë Saudite është ndier edhe nga Universiteti i Tiranës; ky investim mundësoi funksionimin e filialit të universitetit në qytetin e Kukësit", ka pohuar Kule. Ai ka shtuar se mbështetja e vazhdueshme e këtij vendi është një shenjë pozitive për marrëdhëniet dypalëshe dhe ofroi mundësinë e bashkëpunimit për financimin e kampusit të ri të Universitetit të Tiranës. Kryetari i delegacionit, Muhammed bin Sa`ad Alsalim, vendosi theksin në bashkëpunimin në rritje midis dy vendeve, duke lënë të hapur mundësinë e financimit arab për projektin madhor të infrastrukturës së Universitetit të Tiranës. "Universiteti juaj është krijuar përafërsisht në të njëjtën datë me një nga universitetet më të vjetra të Arabisë, deklaroi ai. Unë e shoh këtë si një ogur të mirë për bashkëpunimin akademik dhe ekonomik". Më pas, Alsalim shpjegoi mënyrën e funksionimit të parlamentit arab, në prani të pedagogëve dhe të studentëve të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, ai deklaroi se universitetet arabe janë të hapura për të pranuar studentë shqiptarë, dhe se nuk ka kufizime për pranimin e tyre, përveçse kritereve akademike dhe konkurrencës së fortë.