Makolli: Javën tjetër, Kosova do të ketë presidentin e zgjedhur

“Sqarimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese bie ndesh me vendimin e saj”. Keshtu deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të Koalicionit Kosova e Re, Ibrahim Makolli, duke komentuar sqarimin e Kushtetueses mbi vendimin në rastin Pacolli.
“Tashmë është problem që besoj as vetë Gjykata Kushtetuese nuk do të dijë të interpretojë se çfarë ka vepruar në aktgjykim dhe çfarë ka dhënë me sqarimet, sepse ka elemente ku bie në kundërshtim vetë sqarimi me vendimin. Si duket përpjekjet për të përmirësuar diçka në këtë drejtim, e kanë detyruar që të bëjë një sqarim, i cili mund të ngjajë në gjithçka, po më së paku në një sqarim të thjeshtë. Nuk është dhënë përgjigje e merituar në ato çështje që janë kryesoret. Tash, siç po dihet, çështja kthehet në pikën zero”, tha Makolli.
Makolli theksoi se koalicioni PDK-AKR sërish do të rikandidojë Behxhet Pacollin për president. Ai hedh poshtë mundësinë e tërheqjes së Pacollit, pas thirrjes së opozitës për një president konsensual. Makolli tha se dhe qeshja e zgjedhjes se presidentit do te zgjidhjet shpejt.
“Besoj brenda pak ditësh... Javën tjetër pritet që Kosova ta ketë presidentin e vet të zgjedhur”.