E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria-Kultura | 23.04.2010

Përvojat në vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë për t'iu bashkuar një ditë Bashkimit Evropian, tregojnë se shoqëria civile luan një rol kyç në procesin e integrimit evropian të këtyre vendeve. Shoqëritë civile ndërgjegjësojnë opinionin publik për këtë proces dhe plotësimin e kërkesave të BE për të merituar anëtarësimin. Sportet kanë potencial të jashtëzakonshëm në afrimin e individëve të një shoqërie pavarësisht nga mosha, profesioni dhe gjendja e tyre ekonomike. Pikërisht mbi këtë realitet është ngritur filozofia e këtij projekti.

Bildunterschrift: Studentë të Universitetit të Tiranës Motoja: Sport për të gjithë

Shqipëria merr pjesë në të me shoqatën Intelektualët e Rinj, Shpresë, që është anëtare e Shoqatës ndërkombëtare për Sportin dhe Kulturën, me qëndër në Kopenhagen, ku përfshihen shoqata nga shoqëritë civile në të gjithë botën që kanë moton Sport për të gjithë. Blendi Dibra, president i shoqatës, Intelektualët e rinj, Shpresë tregon për DW se çfare aktivitesh përmban projekti në fjalë: Janë tre panele me përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile të sportit që do të zhvillohen në Shqipëri, Maqedoni dhe Kroaci dhe një forumi përmbledhës në Slloveni. Shoqata, që unë drejtoj , do të organizoj panelin në Shqipëri, ku marrin pjesë përfaqësues të shoqatave civile vendase dhe atyre nga 10 vende të BE. Në panel do të shkëmbehen përvoja dhe do të dialogohet për shqetësimet e qytetarëve në fushën e sportit.

Kjo do të thotë që shoqëria civile të luajë rolin e saj në politikat që BE projekton për sportin jo vetëm në vendet e tij anëtare por edhe në ato që janë futur në procesin e anëtarësimit. Blendi Dibra: Synimi është që shqetësimet e qytetarëve të mblidhen edhe t'i dërgohen Komisionit Evropian, nga ku shoqëritë civile në të tria vendet- Shqipëri, Maqedoni dhe Kroaci - presin që të ndikojnë në hartimin e politikave për sportin në të ardhmen.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje simbolike

Kontribut ne procesin e zgjerimit të BE-së

Zhvillimi i paneleve të njëjta edhe në Maqedoni dhe Kroaci do të krijojë mundësinë e identifikimit të problemeve të përbashkëta dhe adresimin e tyre ne Forumin që do të zhvillohet në Slloveni. Blendi Dibra shpjegon se zbatimi i këtij projekti lidhet me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vende nga Ballkani Perëndimor. Ai ngre struktura që promovojnë partneritetin mes qytetarëve dhe organizatave të tyre në vendet e BE dhe në vendet kandidate potenciale për anëtarësim. Si e percepton Blendi Dibra lidhjen mes sportit dhe procesit të zgjerimit të BE? Ky proces nuk është i veçuar por shumë kompleks. Problematikat e sportit mbeten në fokusin e këtij programi dhe prandaj një projekt i tillë do t'i kontribojë procesit të integrimit të tri vendeve ballkanike që marrin pjesë në të.

Qytetaria aktive - kultivim i vlerave qytetare europiane

Synimet e projektit kapin edhe një fushë tjetër: atë të kultivimit të qytetarisë aktive dhe të vlerave qytetare evropiane. Qytetaria aktive është sot një nga vlerat themelore, që përbën boshtin e shumë programeve të Komisionit Evropian. Përshirja e shoqërisë civile në hartimin e politikave nuk mund të mos përfshijë edhe sportin. Këto politika duhet të kultivojnë vlera të tilla që shmangin dhunën nëpër stadiume, racizmin apo ksenofobinë. Këto janë dukuri që në një shoqëri civile të zhvilluar, në një shoqëri europiane, ku të gjithë janë të barabartë, nuk duhet të ekzistojnë.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›