Shoqeria civile: Te nise puna per ndryshimin e Kodit Qamil Xhani
Ne kohen kur forcat kryesore nuk i kane dhene fund debatit per zgjedhjet e vitit te kaluar, shoqeria civile ka leshuar dje apelin per vonesen ne reformen zgjedhore. Perfaqesues te shoqerive civile “Aksioni Qytetar per Reformen Zgjedhore”, se bashku me perfaqesues te partive politike kane dhene dje propozime konkrete mbi pikat ku duhet te fokusohen ndryshimet ne ligjin elektoral. Ne takimin e zhvilluar dje, ish-kryetari i KQZ-se, Kristaq Kume u shpreh se jane vetem tre muaj kohe para skadimit te afateve per zgjedhje e ardhshme vendore. Ai u shpreh se ne keta tre muaj politika duhet qe te zgjidhe problemet e saj te brendshme dhe te garantoje zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. “Vetwm 6 muaj para dates se zgjedhjeve, nuk mund te realizohen ndryshime ne bazen ligjore per zgjedhjet. Kemi ne dispozicion vetem tre muaj, ne kohen kur politika nuk ka zgjidhur ende problemet brenda vetes”, u shpreh ish-kreu i KQZ-se. Kume se bashku me perfaqesues te tjere te shoqerise civile dhe eksperte zgjedhore, bene dhe propozime konkrete se ku mund te nderhyhet, per te garantuar zgjedhje te standardeve me te larta. Sipas tyre jane disa nga pikat qe kerkojne nderhyrje emergjente. Perfaqesuesit e shoqerise civile kane rekomanduar qe ne procesin e ankimimeve te zgjedhjeve partite politike, te kene te drejte qe te perzgjedhin gjyqtaret. Sipas tyre kjo menyre mund te ule ndjeshem nivelin e kontestimeve nga ana e subjekteve. Nje tjeter propozim ka te beje me sanksionimin ne Kod te moszevendesimit te anetareve te komisioneve te votimit dhe te numerimit. Ndersa nje tjeter pike ku kane kerkuar nderhyrje perfaqesuesit e shoqerise civile ka qene krijimi i mundesive per votimin elektronik, ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Nderkohe qe kryetari i PDS-se, Paskal Milo, i cili ishte dhe perfaqesuesi i vetem i opozites ne kete tryeze, sugjeroi se duhet te kete nje reforme gjitheperfshirese. Por nga ana tjeter Milo u shpreh se reforma zgjedhore duhet te behet ne te njejten kohe me transparecen e zgjedhjeve. Nje kerkese kjo qe eshte paraqitur dhe nga Partia Socialiste. Me konkret ne qendrimin e tij ka qene kryetari i Levizjes Demokristiane Nikoll Lesi. Ai u shpreh se celesin per reformen e ka Partia Socialiste, duke qene e kryeministri u ka kerkuar qe te bejne propozime. Duke u ndalur ne pika konkrete, Lesi u shpreh se duhet te kete masa me te ashpra ndaj manipulimeve. Ai u shpreh se cdo komisioner qe abuzon me detyren duhet te denohet me 10 vite burg. Ndersa ka theksuar se cdo parti qe ka 3 per qind te votave duhet te perfaqesohet ne Kuvend. Nderkohe qe perfaqesuesi i mazhorances deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj u shpreh se problemi me Kodin Zgjedhor eshte ceshtje besimi.
Tryeza
Propozimet per Kodin Zgjedhor
Kristaq Kume-Ish-kryetar i KQZ
Sanksionimin ne kod i se drejtes se partive politike per perzgjedhjen e gjyqtareve qe shqyrtojne animimet
Sanksionim ne kod i moszevendesimin nga partite ne menyre arbitrare te komisionareve
Krijimi i mundesive per votimin elektronik
Nikoll Lesi-LDK
Te ndyshoje sistemi ne proporcional kombetare
Penalitet per administruesit e zgjedhjeve
10 vite burg per komisioneret qe vjedhin vota
Cdo parti politike qe ka 3 % rezultat kombetar duhet te kete perfaqesues ne parlament
Paskal Milo-PDS
Procesi i reformes zgjedhore te behet njekohesish me reformen zgjedhore
Proces gjitheperfshires
Enkeljed Alibeaj-PD
“Besojme te gjithe se Kodi Zgjedhor aktual si teksti baze zgjedhor eshte i nje cilesie te mire. Ajo qe ka sjelle probleme eshte besimi. Besimi te ky mekanizem administrativ dhe ligjor”