E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca në ngarkim të Damir Fazlliç

Avokati mbrojtës i Fazlliç kërkoi shfuqizimin e vendimit ndaj klientit të tij, për shkak të problemeve të shumta juridike që janë hasur gjatë sekuestrimit të dy kompanive. 

TIRANE-Seanca gjyqësore në ngarkim të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç është shtyrë. Avokati mbrojtës i Fazlliç kërkoi shfuqizimin e vendimit ndaj klientit të tij, për shkak të problemeve të shumta juridike që janë hasur gjatë sekuestrimit të dy kompanive.

Disa ditë para se Prokuroria të niste hetimet për kompanitë e biznesmenit në fjalë, Fazlliç ka ndryshuar statusin e dy kompanive të tij, nga SHPK në SH.a, për këtë arsye Gjykata ka vendosur të marrë në shqyrtim pretendimet e avokatit mbrojtës.

Biznesmeni boshnjak, dyshohet se ka pastruar para në Shqipëri. Përvec dokumentave të publikuara nga mediat, nga ana e drejtësisë nuk është konkretizuar ende gjë. Fazlliç është i njohur për lidhjet e shumta me kryeministrin Berisha dhe me drejtues të tjerë të institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Mediat e cilësojnë atë ndryshe edhe si “sekseri” i Ballkanit, pasi me lidhjet e tij i ka shfrytëzuar për të përfituar tenderë të ndryshëm të kompanive miliona dollarësh ndërkombëtare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›