E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqeria civile ne vemendjen e qeverisjes

23-10-2010 / Nga Kadri Gega

Pushteti lokal eshte autoritet jo ne nivel kombetar me pergjegjesi lokale dhe me
autonomi jo te plote per te gjitha sferat e jetes dhe eshte pjese e struktures organizative te shtetit.
Qeveria aktuale ka mbeshtetur fuqishem parimin e subsidiaritetit pra ka nxitur iniciativen ligjore dhe ka zbatuar politika te tilla qe pergjegjesite sa me shume qe te jete e mundur te ushtrohen ne nivelin me te ulet te qeverisjes.
Decentralizimi eshte nje proces tashme qe ka ndjekur tranzicionin hap pas hapi por decentralizimi fiskal dhe mbeshtetja me fonde nga qeveria qendore me grante disa here me te medha se ne vitin 2005 tregojne se qeverisja aktuale e ka trajtuar me seriozitetin e duhur kete proces nje pjese e mire e pergjegjesive jane zhvendosur nga lart poshte. Eumlshte jetike per autoritetet lokale te kene burimet e tyre te financimit per te ngritur e permiresuar autonomine e saj fiskale.
Shoqeria civile eshte faza e fundit e nje qeveri funksionale lokale. Te gjitha parimet e permendura me siper por edhe funksione te tjera te veta te perbashketa me pushtetin qendror dhe te deleguara prej ketij te fundit bejne te mundur qe shoqeria civile te perfshihet teresisht sa me teper te jete e mundur. Si rrjedhoje qytetaret gjithmone e me teper marrin ne duar pergjegjesite e veta. Eumlshte me vend te citohet nobelisti Friedrich Hayek se liria dhe pergjegjesia jane te nderthurura nje person nuk mund te gezoje lirine nese ai nuk eshte i gatshem te marre pergjegjesine per jeten e tij familjen e tij dhe komunitetin e tij. Se frika e pergjegjesise eshte frika nga liria vete. Per nje nivel funksionimi normal te pushtetit lokal jane disa kerkesa te pergjithshme qe shoqeria civile duhet ti inkurajoje ne komunitet.
Besimi tek populli - Qeverisja qendrore mund te pranoje qeverisjen e pushtetit lokal ne rast se ky i fundit ka besim ne aftesite e qytetareve e ka ndjenjen e pergjegjesise dhe te gatishmerise per te arritur zhvillimin politik dhe e ka aftesine te ruaje nje sistem politik te lirise. Eumlshte ky besim si pjese e liberalizimit i bazuar ne idene se nje vendim ne qeverisjen lokale do te beje te mundur qe te perfitohet me shume dhe do te kuptohet me mire nga ana e qytetareve sepse ai eshte afer njerezve.
Aftesia per te marre vendime - Ka kohe qe qeverisja aktuale ben thirrje per te bere kujdes ne vendim-marrjen lokale. Nga njera ane kjo kerkon qe shteti te siguroje dhe ka siguruar nje kuader te konsoliduar ligjor te formave dhe procedurave ne menyre qe te sigurohen qe banoret apo qytetaret te kene mundesi per nje perzgjedhje apo nje shans per te bashkevendosur. Kuadri ligjor ka siguruar dhe forma te ndryshme te perfshirjes se drejtperdrejte te qytetareve ne marrjen e vendimeve.
Percaktim i qarte i pergjegjesive dhe zbatimi i parimit te subsidiaritetit - Ne menyre qe te funksionoje normalisht jeta lokale pergjegjesite e qeverisjes vendore jane te percaktuar qarte duke vazhduar me nderhyrjet ne kuadrin ligjor per ta pershtatur ate me situten perkatese. Ne kete menyre zbatohet parimi i subsidiaritetit i cili ne vetvete do te thote qe te sherbehet sa me shume qe te jete e mundur ne nivelin me te ulet te qeverisjes. Pra konkluzioni eshte se niveli lokal i qeverisjes eshte pergjegjes per cdo gje qe ai ka kapacitetin dhe kompetencen per ta ekzekutuar. Ne qofte se kjo rezulton se ky nivel nuk mund te perballoje zbatimin e nje kompetence atehere funksioni i kalon dhe zhvendoset ne nje nivel me te larte qeverisje.
Decentralizimi - Sot realiteti eshte ndryshe. Ne rrjedhen e kohes ne nivel shteteror qeverisja qendrore ka leshuar shume pergjegjesi te cilat shpesh jane kryer edhe ne cilesi te larte ashtu si edhe ne ane te kundert te ketij citimi. Decentralizimi ka bere te mundur qe nje numer jo i vogel pergjegjesish te jene te zhvendosura nga lart-poshte pra decentralizimi ka bere hapa te fuqishem perpara. Se bashku me decentralizimin pushteti lokal eshte ndihmuar qe te rrise aftesine per te vendosur lirisht per zbatimin e kopetencave te veta. Kjo eshte menyra e vetme per te deleguar pergjegjesi.
Financat e mjaftueshme - Kjo con ne nje tjeter aspekt tjeter te rendesishem per perkujdesjen e qeverise aktuale per nje qeverisje funksionale lokale. Fondet publike asnjehere nuk jane te mjaftueshme ne asnje vend te botes aq me teper ne kete kohe te krizes globale por eshte fakt i padiskutueshem qe burimet financiare qe jane transferuar dhe po transferohen nga niveli qendror ne ate lokal ne keto vitet e fundit ne Shqiperi jane ne nivele shifrash te larta te pa imagjinueshme. Nga ana tjeter autoritetet lokale duhet te kene burimet e tyre te financimit dhe - brenda kufijve - ato duhet te vendosin vete per madhesine e fondeve duke caktuar taksat dhe tarifat e veta per te vjele sa me mire taksat e veta.
Shoqeria civile si pjese integrale e nje qeverisje funksionale lokale - Ne qofte se vihen ne jete te gjitha mjetet decentralizimi nxitja e iniciativave zhvilluese parimi i subsidiaritetit komuniteti te perfshihet sa me teper te jete e mundur nuk ka asgje per te ndaluar veteqeverisjen e qytetareve atehere si rrjedhoje shoqeria civile ka dale ne drite. Kjo do te thote se sistemi qeveritar qendror merr statusin e nje shteti sa me pak te ngarkuar me administrate te pavlefshme e te ngarkuar ne sasi numerike pra nje shtet i vogel por i fuqishem. Por nuk mund te rrime pa permendur faktin se shoqeria civile ne vendin tone jo rrallehere ka qene e influencuar thellesisht nga politika dhe nuk eshte e rastesishme pjesmarrja e saj ne jeten politike sidomos ne perfaqesimin e se majtes pertej se majtes dhe te djathtes.
E megjithate shoqeria civile eshte mbeshtetur gjate gjithe kohes nga qeverisja aktuale eshte per tu theksuar se jane hartuar dhe po hartohen projekte ne ndihme te saj madje edhe me mbeshtetje financiare nje element i ri i cili eshte ne hapat e para. Shpresa per nje shoqeri civile te vertete behet me e madhe duke iu referuar sukseseve te mesiperme te qeverise Berisha.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›