E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa Turqia dhe Shqiperia

Disa erdhen prej kufirit

e thane se nuk ka me barbare.

Cdo te behemi tani pa barbaret

Ata do te kishin qene nje lloj zgjidhje.

Konstandin Kavafi Duke pritur barbaret

Megjithese bisedimet per anetaresimin e Turqise ne Bashkimin Evropian jane hapur ne vitin 2005 duket se finalizimi i tyre eshte ende larg. Pervec shume ceshtjeve te tjera politike e ekonomike qe Turqia duhet te diskutoje dhe negocioje me Brukselin per nje pjese te evropianeve ekziston edhe ceshtja e identitetit qe e nderlikon hyrjen e ketij vendi ne BE dicka kjo qe nuk ka qene pengese per asnje vend tjeter para saj. E thene shkurt per nje pjese te evropianeve Turqia nuk kualifikohet si nje shtet evropian megjithese ajo merr pjese ne ngjarje te tjera panevropiane si Liga e Kampioneve apo Konkursi Evropian i Kenges.

Tashme qeveritare te larte te Frances dhe te Austrise e kane shpallur se miratimin e fundme te hyrjes se Turqise ne BE do tua linin referendumeve popullore nje praktike qe deri tani nuk eshte zbatuar per pranimin e anetareve te rinj. Ne disa raste Turqia konsiderohet si pasardhese e Perandorise Osmane dhe prandaj refuzohet pranimi i saj ne BE. Nje ish-anetar i Komisionit te BE-se madje eshte shprehur se nese Turqia pranohet ne BE clirimi i Vjenes prej rrethimit osman me 1683 do te kete ndodhur me kot. Eshte interesant ky referim te historia e pergjakshme me osmanet a thua se Evropa para ardhjes se osmaneve dhe pas renies se perandorise se tyre ka qene nje kontinent i paqme. Fjala vjen Gjermanise nuk i mohohet statusi i nje vendi evropian edhe pse akoma jane te fresketa ne kujtesen kolektive gjenocidi cifut dhe masakrat e tjera te Luftes se Dyte Boterore. Sigurisht qe ne rastin e Turqise shprehet nga nje pjese e evropianeve nje antagonizem me i thelle. Per kete arsye shume studiues mendojne se te kundershtimi ndaj anetaresimit te Turqise ne BE verehet pasiguria e shume evropianeve me procesin e thellimit dhe te zgjerimit te BE-se. Ata do te donin qe kufijte politike te BE-se te perkonin me kufijte qe ata i perfytyrojne si caku i qyteterimit evropian/perendimor pertej te cilit jane barbaret.

Debati mbi pranimin e Turqise ne Evrope sepse BE-ja edhe pse nuk shtrihet ne te gjithe kontinentin deshiron te veproje dhe te shihet nga palet e treta si perfaqesuese e idese se Evropes eshte ndjekur me interes nga intelektualet shqiptare dhe jo rralle gjenden referime per Turqine ne shkrimet e tyre per marredheniet e Shqiperise me Evropen. Per ta kuptuar pse ndodh kjo duhet te hedhim veshtrimin te menyra se si imazhet e turqve dhe te Turqise jane perdorur gjate formimit te identitetit tone kombetar.

Tiparet e identitetit kombetar shqiptar u artikuluan prej intelektualeve shqiptare gjate gjysmes se dyte te shek XIX. Sic ka ndodhur edhe me nacionalizmat e tjere ballkanike te kohes ideali i nacionalisteve shqiptare ishte krijimi i nje shteti kombetar dhe modern sipas modelit te shteteve kombetare te Evropes Perendimore. Ne perpjekjen per tu cliruar prej Perandorise Osmane ata perdoren stereotipin orientalist te turkut despot qe ishte formuar ne Evropen iluministe ku qe nga Monteskjeja ishte bere e modes se qeverisja e arsyeshme dhe e ndritur evropiane te krahasohej me sundimin irracional ne Orient. Ne menyre te ngjashme rilindesit vinin perballe kombit shqiptar qe e perfytyronin si kombi me i lashte i Evropes ate turk qe e paraqisnin si aziatik e barbar. Per shembull Sami Frasheri te vepra e mirenjohur Shqiperia cka qene ceshte e cdo te behet shkruan Na ckemi me ta A mos erthme me ta Jo kurre Na sjemi as Turqi as te ardhure nga shkretetirat e Asise. Na jemi mi vjetri komp i Evropese kemi te drejte ne dhet tEvropese me teper se cdo komp. I vellai Naimi shkroi poemen e pare historike te Skenderbeut me theks nacionalist ku midis te tjerash pershkruhet edhe sulmi barbaro-aziatik turk kur nje madhe egersire/ duke dale pej Asije/ u perhap si erresire/ dhe mbuloj boten si hije ndaj Shqiperise mesjetare qe ai e pershkruan me tone idilike si nje vend ku mbreteronte urtesia paqja kamja nderi drejtesia dashuria miqesia e besa. Duhet kujtuar se Samiu Naimi dhe rilindesit qe vepronin brenda Perandorise nuk ishte te huaj per shoqerine osmane. Ne njefare menyre ata Stambollin e shihnin si vendin e tyre ne ndonje rast ndoshta edhe me shume se sa qytetin apo fshatin shqiptar ku kishin lindur. Samiu sot ne Turqi konsiderohet si babai i gjuhes moderne turke dhe ai ne shkrimet e tij turqishten si gjuha jone amtare ndersa turqit e Azise Qendrore i pershkruan si te paret tane. Mirepo duke rene ne kontakt me idete iluministe romantike e nacionaliste te kohes ata e pervetesuan edhe orientalizmin evropian per ta perdorur si arsenal ideologjik per ate qe ishte nje ceshtje urgjente e kohes fati i shqiptareve ne prag te renies se Perandorise Osmane.

Gjithsesi te Rilindja Kombetare e ka zanafillen varianti shqiptar i orientalizmit i cili pas pavaresise u institucionalizua ne historiografi letersi arte etj. duke perforcuar imazhin e turkut si tjetri oriental i kombit shqiptar. Se bashku me te u perhap edhe miti i shqiptareve si shpetimtare te qyteterimit evropian prej barbarise aziatike dicka qe propagandohej edhe gjate komunizmit me gjithe urrejtjen e regjimit ndaj Perendimit borgjez. Ne nje nga pllakatet e muzeut Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kruje epopeja e kryengritjes shqiptare ne shek. XV kunder turqve paraqitet ne te njejtin plan se bashku me ndaljen e saraceneve ne Puatje te Frances dhe me ndaljen e invazionit barbar ne Valshtad nje seri kercenimesh keto ndaj zhvillimit evropian.

Sot ne shkrimet e disa intelektualeve per marredheniet e Shqiperise me Evropen dhe per integrimin e Shqiperise ne BE serish rishfaqen turqit dhe Turqia. Ismail Kadare dhe intelektuale te tjere kane popullarizuar tezen e ndarjes se dyfishte te shqiptareve nga Evropa kontinenti meme nje here ne shek. XV kur shqiptaret rane nen zgjedhen osmane dhe nje here ne shek. XX kur u vendos ne vend regjimi komunist. Gjysme shekulli totalitarizmi komunist ne Shqiperi shpesh shpjegohet si nje rrjedhoje e drejtperdrejt e sundimit turk qe do te thote qe sikur ky i fundit te mos kishte ndodhur as komunizmi nuk do te kishte qene ai qe ishte dhe Shqiperia do te kishte pasur nje histori dhe zhvillim normal evropian. Ky eshte nje lloj historicizmi banal ku cdokush ndjehet komod duke fajesuar turkun qe na ka sjelle te gjitha te zezat. Te pakten sic shkruan Piro Misha integrimi evropian sot po na i mjekon plaget e historise ...cdo hap me tej ne kete rruge eshte nje hap me larg ndikimit te trashegimise osmane njelloj sic po i largohemi per vit e me shume ndikimit qe vazhdon te kete periudha gjithsesi mjaft me e shkurter e Enver Hoxhes Panorama 21.02.2010.

Mund te mendohej se teza te tilla sempliste qe rreken te shpjegojne gjithcka me turkun barbar do te ishin nje dukuri kalimtare e viteve te para te tranzicionit kur Evropa shihet ende konceptohej ne menyre mitike nen efektin e izolimit te gjate te vendit. Mirepo na del se intelektualet tane nuk bekan dot pa na kujtuar turqit se afrimin e Shqiperise me BE-ne do ta lidhin patjeter me fantazmen e turkut. Shembujt prej viteve te fundit jane te shumte. Ne nje referat te Eumlilly Kamsit ne konferencen Kleri katolik shqiptar dhe parimet e demokracise perendimore te vitit 2004 ndeshim edhe kete pasazh Shqipnia dhe populli shqiptar jane Europe dhe nuk do te kete force qe te mund ti detyroje te jene ndryshe. Kete ndoshta mund ta doje nji pakice e perbame nga sternipa te koloneve te vjeter aziatike qe zune vend ne Shqipni fill mbas e gjate pushtimit te turqeve osmanllinj pakice qe don ti imponohet shumices se madhe te shqiptareve me nji pjese te te cileve kane fe te perbashket por jo perkatesine etnike.

Ismail Kadareja ka shpjeguar se nje nga shtysat per te shkruar esene aq te diskutuar per identitetin evropian te shqiptareve ishte per tu shpjeguar evropianeve se shqiptaret nuk jane turq ngaqe jo shume kohe me pare votuesit ne France dhe Holande kishin hedhur poshte Traktatin Kushtetues te Evropes vetem e vetem sepse nuk i donin turqit ne BE Shekulli 26.06.2006. Mustafa Nano mori shkas nga debati Qosja-Kadare per te na kujtuar se megjithese qyteterimi i mases se shqiptareve eshte oriental ai ka qene ne terheqje perpara ndikimit perendimor te kultures se elites qe nga shek. XIX. Ndersa ne Turqi punet jane ndryshe atje qyteterimi oriental eshte autokton dhe i kreshperuar prandaj ky vend po pershtatet me shume veshtiresi me qyteterimin evropian Shqip 22.05.2006.

Aktualisht Nano redakton nje rubrike ne revisten e perjavshme MAPO ku fton njerez publike qe ti pergjigjen nje liste standarde prej 25 pyetjes per historine gjuhesine letersine e politiken shqiptare zotin besimet fetare e ceshtje personale. Nje nga pyetjet e listes se tij eshte E kuptoni apo e qortoni merakun e shume evropianeve lidhur me anetaresimin e Turqise ne BE Kjo pyetje duket si e pavend midis te tjerave qe jane kryesisht per Shqiperine por ajo krijon pershtypjen se anetaresimi i Turqise ne BE eshte ose duhet te jete edhe meraku i shqiptareve. Si nje popull evropian edhe ne duhet te marrin ne konsiderate meraqet e evropianeve te tjere me turqit Nano do te bente me mire ta rindertonte pyetjen per merakun qe shprehin shume evropiane per anetaresimin e Shqiperise ne BE

Ne fillimet e ketij viti Piro Misha ka ngritur shqetesimin per doktrinen e neootomanizmit ne politiken e jashtme turke te cilen ai e interpreton si nje levizje per te kunderpeshuar ndikimin e BE-se ne Ballkan Ne vizionin e ri gjeopolitik turk prania e shtuar evropiane ne Ballkan perben nje konkurrence te padeshiruar Panorama 21.02.2010. Ne fakt Misha e pranon qe nuk ka kurrfare rreziku qe doktrina neootomane edhe nese ajo ngjall nostalgji osmanofile te disa shqiptare te pengoje rrugen e Shqiperise drejt Evropes. Megjithate Misha e konsideron si nje detyre intelektuale qe tu beje thirrje politikaneve e diplomateve tane qe ti japin pergjigje diplomacise turke se miqesia midis dy vendeve duhet te bazohet mbi nostalgjite osmane. Jo vetem kaq por sipas Mishes politikanet dhe diplomatet tane duhet te jene zedhenesit e shumices derrmuese te shqiptareve te cilet mendojne si Kadareja i cili diku ka thene se Perendimi sado i papersosur e tekanjoz qe te jete prapeseprape eshte zgjedhja e vetme e shqiptareve. Misha duket vertet shume i alarmuar per nje kercenim qe ai mendon se nuk ekziston ndaj vullnetit shqiptar per tu integruar ne BE

Ne keta shembuj disa prej intelektualeve marrin poza rilindese per te luftuar fantazmen e turqve barbare qe ata vete vazhdojne ta therrasin edhe ne prag te njeqind-vjetorit te pavaresise te Shqiperise nga Perandoria Osmane. Ndoshta mendojne se behen me evropiane duke ricikluar ne kontekstin shqiptar turkofobine e orientalizmin e nje pjese te perendimoreve. Ndoshta besojne se misioni antemurale i shqiptareve vazhdon edhe sot. Ne kete pike eshte legjitime te pyesim a mundemi te ndertojme nje diskutim publik per integrimin evropian te Shqiperise pa qene nevoja ti referohemi turqve dhe Turqise Cfare do te ndodhte valle ne rast se si ne poezine e famshme te Kavafit barbaret nuk vijne.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›