Shoqëria civile paraqet ligjin e lustracionit
Tiranë- Shoqëria civile ka hartuar vetë një pr/ligj mbi pastërtinë e funksionarëve shtetërorë, pas sipas tyre politika po bëhet pengesë për ligjin e lustracionit.
Në bazë të pr/ ligjit pastërtia e zyrtarëve do të kryhet nga viti 1944 e deri në 1991, ku do të futen deputetët, gjyqtarët, e deri tek drejtuesit e medias, madje dhe Presidenti.
Pjesë e Komisionit Hetiomor ishte dhe ish-kryeministri Aleksander Meksi, i cili deklaroi se shumë deputetë mund të mos e pranojnë pr/ ligjin, duke lënë të kuptohet se shumë prej tyre kanë qenë pjesë e politikës diktatoriale.
“Unë them se do të jetë e vështirë që të kalojë në Parlament.Njerëzit duhet të kenë të drejtën të mund të dinë çfarë ka ndodhur. Tek ne është krijuar një institut me shkencëtarë të emëruar, njëlloj si në kohën e komunizmit”,- tha Meksi.
Projekti prej 31 nenesh i jep të drejtën Autoritetit të Kontrollit të Figurave, të hapë dosjet e ish- zyrtarëve dhe kush ka qenë pjesë e shërbimit sekret duhet të japë dorëheqjen nga detyra.
Shkrime të tjera me interes:
- Kurthet e komunikimit dhe modeli që mund të ofrojë shoqëria civile –Nga Isidor Koti– Në komunikim, të gjithë biem në një...
- Vendimi për Gërdecin, Shoqëria Civile nënshkruan peticionin Tiranë- Sipas 41 organizave të shoqërisë civile vendimi i dhënë...
- 58 zyrtarë shkelin ligjin e ‘faljes’, morën pjesë në proces Tiranë- Edhe pse neni 6 i ligjit për amnistinë fiskale,...