E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Lidhje të paligjshme në ujësjellës, gjoba për autorët

Gjirokastër- Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër ka ndërprerë disa lidhje të paligjshme në burimin e Hosit, pasi vidheshin rreth 25 litra ujë në sekondë.

Uji vidhej nga godinat përreth urës së Drinosit, i cili përdorej për vaditje dhe lavazhe automjetesh. Mësohet se ndërhyrjet e paligjshme janë kryer nën  presion rreth 36 atmosferë dhe synimi ka qenë furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm. Ndërhyrja në sistemin ujor ka shkaktuar probleme dhe për lagjen e sipërme të kësaj zone, pasi nuk bëhej furnizimi i plotë me ujë.

Burime nga Ujësjellësi bëjnë me dije se aksioni për ndërprejn e lidhjeve, gjobat dhe procedimet për ndjekje penale do të vijojnë deri në normalizimin e situatës.

Sipas specialistëve të ujësjellësit humbjet në rrjetin shpërndarës llogariten të jenë ende shumë të mëdha. Ndërhyrjet kanë cënuar edhe cilësinë e ujit në shumë raste pasi kanë prodhuar defekte dhe rrjedhje. Gjithashtu  debitorët më të mëdhënj ndaj ndërmarrjes mbeten banorët e lagjeve periferike.

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›