E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani hemorragjine e lojtareve e frenojne vetem parate

Bakalli dhe Pinari mund te qendrojne prane klubit. Beqiri Karapici Xhika dhe Tetova kane zyrtarizuar divorcin me te kuqte

Hemorragjinee lojtareve tek Partizani mund ta ndalojne vetem parate qe prej gati dy vitesh po mungojne tek kjo skuader. Tashme ne fushat e stervitjes mund te dallosh vetem disa personazhe si Neptun Bajko apo trajneri i portiereve Perlat Musta ndersa te tjeret jane larguar drejt skuadrave qe u kane siguruar te ardhme financiare.

Te larguarit

Pergatitjet dimerore te Partizanit kane nisur qe nga java e shkuar ku u kryen tri seanca ne te cilat ra ne sy numri i pakte i futbollisteve te pranishem ne fushen e blerte. Dihet tashme qe nje pjese e futbollisteve titullare qe mbyllen fazen e pare jane larguar duke u sistemuar ne skuadra te tjera. Por e keqja eshte se edhe disa te tjere jane gati per te vene distancen me te kuqte pasi gjate ketyre diteve te para stervitore nuk jane vene nen urdhrat e stafit teknik. Ky fillim i fazes pergatitore dimerore u konsiderua jo nisje zyrtare e minifazes se janarit. Te kuqte kane nisur nje jave te re por ne kampin stervitor ndryshimet e shumepritura jane ende te padukshme. Radhet e te kuqve pritej te pasuroheshin me elementet e nevojshem por kjo gje nuk po ndodh. Tashme Beqiri Karapici Xhika dhe Tetova kane zyrtarizuar divorcin me te kuqte.

Faza e dyte

Me nje grup futbollistesh teresisht te rinj dhe pa pervojen e duhur por edhe me largime te shumta dite pas dite Partizani mund te rrezikoje qe fazen e dyte te kampionatit te jete nje skuader me pak futbolliste dhe ndoshta pa stol. Edhe nga grupi i futbollisteve qe sterviten aktualisht te Partizani flitet se mund te kete largime deri ne mbyllje te merkatos.

Gjyqi

Data 21 janar do te zbardhe shume enigma per te ardhmen e skuadres se Partizanit. Ministria e Mbrojtjes ka kerkuar kthimin ne pronesi te saj emrin dhe stemen e Partizanit dhe ne kete menyre edhe pronesine e skuadres. Nese ne seancen gjyqesore do te vendoset ne favor te Ministrise se Mbrojtjes atehere te Partizani pritet te kete nje formatim rrenjesor ne funksionin dhe drejtimin e skuadres. Ne te kundert te gjithe duhet te presin qe Albert Xhani te sjelle ne skuader financat e shumepritua dhe te shumepremtuara gjate ketyre tri viteve.

Bajko

E vetmja note pozitive e ketij klubi duket se eshte trajneri. Me pranine e tij ne stervitje Bajko ka konfirmuar edhe nje here tjeter zyrtarisht se do te jete ne krye te Partizanit. Ne stervitje ka qene i pranishem edhe trajneri i portiereve Perlat Musta. Ndersa ende nuk dihet nese me rikthimin e Bajkos te Partizani do te rikthehen edhe nje pjese e mire e futbollisteve te rinj qe kane luajtur titullare sezonin e shkuar. Duhet thene se ne stervitjen e te kuqve nuk eshte bashkuar ende kapiteni Luan Pinari dhe mbrojtesi Engert Bakalli te cilet nuk jane bere pjese e asnje skuadre tjeter gjate merkatos. Mendohet se keta te dy do ti qendrojne besnik ketij klubi te pakten deri ne fund te sezonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›