Shoqëria e Informacionit sipas Edi Ramës: I vetmi projekt i tij në bashkinë e Tiranës ishte një rrjet WiFi falas para Piramidës, që nuk zgjati më shumë se një javë
Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo tha sot se e gjen interesante që Partia Socialiste flet për Shoqërinë e Informacionit, pasi është e hera e parë që Edi Rama merret me këtë çështje.
Gjithësesi përvojat nuk janë inkurajuese pasi i vetmi projekt i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës për shoqërinë e Informacionit ishte një rrjet WiFi falas para Piramidës, që nuk zgjati më shumë se një javë.
Ndërkohë që të propozosh si alternativë qeverisjeje projekte të Qeverisë që janë në zbatim, si p.sh shëndetësia elektronike (e-health) apo kadastra elektronike, tregon se PS ka shumë rrugë e përpjekje për të bërë për tu shndërruar në një alternativë të konsiderueshme.
18/06/2012