E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqerimi me duhanpires demton me teper ata qe nuk e pine

Foto ilustruese

E diel 30 janar 2011 NOA- Edhe nese nuk e pini duhanin por shoqeroheni me njerez qe e pine ate atehere ju jeni me shume i rrezikuar nga pasojat e tij.

Sipas nje studimi te botuar ne SHBA nga shoqata Per kujdesin shendetesor behet e ditur se tymi i cigares qe thithet nga duhanpiresit pasive eshte 10 here me shume helmues se tymi i cigares se thithur nga duhanpiresi.

Sipas ketij studimi Tek tymi i duhanit te perhapur ne ambient jane gjetur 10 here me shume lende kanceroze se sa tek ai qe perfundon ne organizmin e duhanpiresit.

Ne disa nga konkluzionet e nxjerra nga kjo shoqate behet e ditur se rreth 5 milione njerez vdesin ne vit nga duhanpirja ndersa 600 mije persona vdesin ne vit nga perthithja pasive e tymit te cigares.

Theksohet se nese nje person ka rezistuar rreth nje vit pa pire duhan atehere ai nuk konsiderohet me si i varur prej tij.

Por pavaresisht kesaj asnjehere nuk mund te flitet me siguri per nje fakt te tille pasi sipas studimit nje person i cili nuk ka vullnet te forte per te qendruar larg duhanit mund ti rikthehet ne cdo moment atij.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›