Jeans-et më të shtrenjta në botë!
Të gjithë tentojnë të duken mirë duke blerë jeanse nga më të ndryshmet, pasi çmimet ndryshojnë dhe të tilla ekzistojnë për çdo kategori të njerëzve.
Jeans-et siç dihet janë zbuluar nga Levi Straus në shekullin e 19-të, por kurrë, përkundër peripecive të kohës, nuk kanë ‘rënë’ nga moda dhe me sukses vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht trendi. Por, cilat janë jeans-et më të shtrenjta që njeh bota, ju prezantojmë më poshtë.
Më e shtrenjta: Jeans-i seksi i ngushtë “Fancy Phython” nga disenjatori Philipp Plein. (kushton 1190 euro).
Më e komplikuara: E larë dhe e stërlarë, e me një emër të komplikuar: “Grey LowRise Bootcut Jeans” nga Balmain (kushtojnë 800 euro).
Më të qëndrueshmet: Prodhuesi “Gilded Age” pohon se puna e dorës në këto jeans-e i bën ata të paprekshëm (kushtojnë 450 euro).
Më e shkëlqyera: Duket e krijuar për meshkuj, së paku duket kështu. E punuar me kristale nga Current/Elliott (kushton 760 euro).
Më artistikja: E stolisur me kristale, zinxhirë e shkëlqyes, u punuar nga kult-disenjatori Roberto Cavalli (kushton 680 euro).