Sigurimet nxjerrin 587 dosje pensioni te pavlefshme
Drejtoria e Sigurimeve Shoqerore ne Durres ka nxjerre te pavlefshme 587 dosje pensioni pleqerie per shkak te parregullsive per te cilat eshte dyshuar. Drejtori i institucionit Frederik Tufa deklaroi se ka perfunduar faza e verifikimit te te dhenave per 40 mije dosjet e te gjitha kategorive duke lene menjane si dhe duke nderprere dhenien e pensionit 587 shtetasve. Tufa tha E kemi mbyllur kete faze e cila ka nisur ne vitin 2008 dhe nese ndokush nga 587 personat qe u eshte mohuar pensioni ka verejtje jemi te gatshem te shkojme ne organet e drejtesise. Shkeljet me te medha ne dokumentacionin e perfituesve te paligjshem te pensionit te pleqerise i perkasin periudhes 1996-1997 dhe viteve 2001-2002. Drejtoria dhe gjashte agjencite e saj ne Durres Sukth Shijak Fushe-Kruje e Kruje kane marre nje nga nje te gjitha dosjet te ndihmuar edhe nga te dhenat e arkivit vendor per te verifikuar cdo te dhene te perfshire ne dosje. Drejtori Tufa u shpreh se jane dashur dy vite pune intensive per ta mbyllur kete proces dhe nuk eshte se kjo pune u mbyll me heqjen nga lista te 587 perfituesve te paligjshem pasi jane dhjetera e qindra shkresa te sistemuara ne dosjet perkatese te cilat deri para nje e dy vitesh mungonin plotesisht ne vitin e trazirave te 1996-97 dhe ne kohen e nderrimit te qeverive te se majtes politike ne vitet 2001-2002 specialistet ne deget e drejtorine e sigurive kane lejuar kapercimin e mangesive duke bere qe disa shtetas te marrin pension te pamerituar. Pas verifikimeve dhe evidentimeve nga numri i dosjeve te shfuqizuara rreth 75 prej tyre i perkasin minierave 200 dosje jane nga ndermarrjet e ndryshme shteterore ne Durres dhe pjesa tjeter nga komunat e bashkite e qarkut. Sigurimet Shoqerore ne Durres e kane mbyllur kete faze me 24 denoncime ne Prokurorine e Durresit ndersa drejtori Tufa deklaroi se dera e drejtesise eshte e hapur per cdo shtetas qe mendon se i eshte mohuar pensioni ne menyre te padrejte nuk mund te ndodhe qe specialistet tane kane gabuar pasi per vet faktin se asnje nga kjo kategori nuk ka guxuar te na hedhe ne gjyq tregon se pensioni i tyre ka qene i pamerituar.