E Shtunë, 31 Tetor 2026

860 kuota per UT perzgjedhja ne mars

Brenda muajit mars do te mbyllet perfundimisht procesi i doktoraturave. Keshilli i Ministrave ka miratuar kuotat e propozuara dhe Universiteti i Tiranes eshte ai me numrin me te larte te kuotave. Jane 860 kuota per doktorature ne fakultet te ndryshme te ketij universiteti. Fakulteti Ekonomik dhe ai i Historise dhe i Filologjise kane numrin me te larte te pranimeve me 180 kuota me pas renditet ai i Shkencave te Natyres me 120 kuota Shkencat Sociale me 100 Drejtesia me 90 Mjekesia me 75 dhe Gjuhet e Huaja me 35 kuota pranimi. Tashme eshte pjesa procedurale qe fakultetet duhet te ndjekin. Per sa i perket percaktimit te qarte te kritereve dhe shpalljes se tyre publikisht per gjithe te interesuarit besoj nga marsi duhet te filloje procesi. Pothuajse gjithe kandidatet tani jane detyruar te ndjekin disa provime te marrin nje sasi kreditesh te caktuara. Ketu ka nje lloj diferencimi te atyre qe kane mbaruar nje master te nivelit te dyte i cili eshte ekuivalentuar me ndryshimet ne ligjin per arsimin e larte si post-master qe do te thote qe disa kredite prej tyre njihen ne procesin e doktoratures - thote Ervin Demo drejtor i Marredhenieve me Publikun ne UT. Per sa i perket perzgjedhjes se kandidateve ajo do te behet ne baze te kritereve ku nota mesatare ashtu si vitet e kaluara eshte kushti baze por ajo ndryshon sipas fakulteteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›