E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëritë publike në skanerin e KLSH

Nga Gjovalin Preçi*

klshNjë nga misionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit është auditimi i ligjshmërisë, rregullshmërisë financiare dhe vlerësim i veprimtarisë ekonomiko-financiare të shoqërive anonime me kapital tërësisht shtetëror dhe shoqërive të përbashkëta ku shteti zotëron paketën kontrolluese të aksioneve prej 51 %, në kuadër të kontrollit të administrimit të pronës shtetërore. Regjimi juridik i ndërmarrjeve shtetërore është i tille që, në përputhje me objektin e parashikuar në aktin e krijimit të tyre ushtrojnë veprimtari prodhimi (si KESH Sha etj.), tregtie dhe shërbimi (si Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve duke përfshirë dhe prodhimin e ujit etj.) duke pasur si qëllim realizimin e fitimit, shtimin e pasurisë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Numri i shoqërive publike në vendin tonë ka ardhur duke u reduktuar, si pasojë e procesit të privatizimit, ndonëse me ritme të ngadalësuara në vitet e fundit si rezultat i shumë faktorëve, si dhe të falimentimit të atyre degëve që nuk i janë përgjigjur dot ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare. Megjithatë shteti ende ruan një pjesë të konsiderueshme pronësie në disa degë të ekonomisë duke i dominuar ato si: transporti hekurudhor, ujësjellës-kanalizime, prodhimin e hidrokarbureve, prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike etj. Sipas INSTAT-it për vitin 2011në sektorin shtetëror jobuxhetor kanë qenë të angazhuar 36,900 punonjës ose 22.3 % e sektorit shtetëror, ndërsa paga mesatare mujore për ekonominë në tërësi ka qenë 36,482 lekë, në sektorin publik ishte 46,665 lekë ose 27.9% më e lartë. Megjithëse nuk zënë një përqindje të konsiderueshme në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve përfshirë dhe ato private, shoqëritë aksionere përbëjnë pa asnjë dyshim pjesën më dinamike të bizneseve private e publike, të cilat japin kontribut të rëndësishëm në prodhimin e përgjithshëm bruto të ekonomisë shqiptare, në rritjen ekonomike, në investimet dhe në zgjerimin e vendeve të punës.

Për arritjen e rezultateve të programuara nga shoqëritë dhe ndërmarrjet publike, pra në tërësi për entet publike dhe kryerjen e aktivitetit në përputhje me ligjet dhe rregullat përkatëse, është e interesuar shoqëria në tërësi, pasi këto janë pronë shtetërore dhe si e tillë duhet të jenë transparente dhe efektive në veprimtarinë e tyre. Rritjes së efektivitetit nëpërmjet rekomandimeve për përmirësimin e situatës në drejtim të menaxhimit, administrimit dhe organizimit, duke marrë masa për shmangien e shkeljeve të konstatuara për të ardhmen, por dhe duke vënë para përgjegjësisë materiale dhe sipas rastit dhe penale shkaktarët e dëmtimeve të aseteve, i ka shërbyer veprimtaria audituese e KLSH në shoqëritë publike.

Natyrisht shteti, sikurse edhe çdo pronar tjetër privat ka të drejta të plota për të vendosur për treguesit ekonomik dhe financiar të shoqërisë apo ndërmarrjes publike lidhur me: të ardhurat vjetore, shpenzimet gjithsej dhe nga këto për pagat, investimet, numrin e fuqisë punëtore, pagën mesatare vjetore etj. Krahas mangësive në cilësinë e përgatitjes e tyre vërehen shkelje në afatet e parashikuara ligjore për hartimin e programeve ekonomiko-financiare të zhvillimit të tyre. Në përgjithësi nuk ka një harmonizim dhe bashkërendim të punës për hartimin e treguesve të këtij programi midis drejtorive brenda shoqërisë, duke e konsideruar një veprimtari rutinë të tyre. Shoqëritë dhe ndërmarrjet publike në hartimin e programeve vjetore nuk kanë ose nuk mbështeten sa duhet në planet strategjike afatgjata dhe programet afatshkurtëra, duke kërkuar për këtë qëllim dhe miratimin nga ministritë e linjës dhe jo vetëm të Ministrisë së Ekonomisë në cilësinë e pronarit. Veç këtyre, kjo ministri ka lejuar ndryshime të vazhdueshme të programeve ekonomike gjatë vitit, duke prishur balancën edhe të atyre programeve që në ndonjë rast kanë qenë optimal për nga përgatitja. Mangësitë e mësipërme duke u bashkuar me mungesën e thelluar të raportimeve dhe analizave periodike nga drejtoritë dhe bordet drejtuese, bëjnë që niveli i realizimit të programeve ekonomike dhe financiare të jetë i ulët dhe performanca menaxhuese të shfaq mangësi dhe të meta.

Në të shumtën e rasteve jo më pak mangësi shfaqin bordet e shoqërive dhe ndërmarrjeve publike: këshillat mbikëqyrëse dhe ato drejtuese. Bordet trajtohen si organe pa shumë përgjegjësi, pa iniciativë, shtojca të administratës së shoqërive, me status të kufizuar dhe që mund të ndryshohen sa herë që ndryshojnë drejtuesit politikë të dikastereve. Organizimi dhe funksionimi ligjor i organeve drejtuese janë çështje të auditimit të shoqërive publike. Këshillat drejtues apo mbikëqyrëse në të shumtën e rasteve nuk përmbushin kriteret ligjore të cilësisë së përbërjes duke e konsideruar si burim shtesë të ardhurash për individë të pushtetshëm të radhës, sesa si menaxherë në administrimin e shoqërisë. Duke qenë të tillë, në mjaft raste largohen pa përmbushur afatet dhe shkaqet ligjore të qëndrimit, largimit dhe të zëvendësimit, duke mos respektuar dhe kërkesat numrin e mbledhjeve dhe tematikën e çështjeve për të cilat këto borde janë përgjegjës ligjërisht. Vendimeve të marra, në mjaft raste u mungon referenca ligjore ose dalin jashtë kompetencave te tyre l. Po kështu edhe drejtuesit ekzekutive shpesh marrin vendime te kundërligjshme si në lidhje me largimet nga puna copëzimin e prokurimeve në rolin e autoritetit kontraktor, paaftësi në realizimin e treguesve të programuar etj. Në përgjithësi konstatohet miratimi i vendimeve të nxituara e të pabazuara ligjërisht mosmarrja në analize dhe shqyrtimi periodikisht i veprimtarisë së shoqërisë dhe moszbatimi i detyrimit statutor për raportimin në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ndonëse dhe kjo fundit nuk insiston në marrjen e raportimeve mbi ecurinë e menaxhimit të shoqërive publike. Ndryshe nga vitet e mëparshme, KLSH gjatë auditimeve të veta ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për nivelin e lartë drejtues, përfshirë dhe këshillat mbikëqyrëse dhe drejtuese të shoqërive publike për performancë të dobët në menaxhimin e këtyre aseteve.

Fusha e pagave dhe shpërblimeve për nga madhësia e shpenzimeve në shoqëri që përgjithësisht i kalon 40-50% të shpenzimeve gjithsej, kjo në varësi të objektit të veprimtarisë, përbën një zonë të konsiderueshme risku gjatë kontrollit të shoqërive publike. Përgjithësisht problematika më e madhe shfaqet në shoqëritë publike financiarisht të dobëta (si Ujësjellësit etj.) në lidhje me shpërblimin në fund të vitit, ku edhe pse shoqëria rezulton me humbje, vazhdojnë të marrin pagesa në fund të vitit, duke u tretur ndikimi stimulues i shpërblimit, si dhe duke rritur nivelin e humbjeve. Ose në shoqëri të tjera ku ka tejkalime të treguesve të programuar për fondin e pagave si rezultat i rritjes së pagave gjatë vitit apo edhe si rezultat shtimit të numrit të punonjësve pa e trajtuar këtë si shkelje të disiplinës financiare. Në këtë kuadër nuk mbeten jashtë vëmendjes edhe auditimi i shpenzimeve për udhëtim e dieta, orët jashtë orarit apo dhe sponsorizimet. Mangësitë në dokumentacionin përkatës në disa raste nivelet e larta të pagesave apo mangësitë në dokumentacionin e subjekteve të sponsorizuara përbëjnë problematiken më të përgjithshme në këtë çështje,për të cilat KLSH krahas masave organizative, ka rekomanduar masa zhdëmtimi si dhe masa disiplinore.

Mbajtja e evidencës kontabël, respektimi i afateve për nxjerrjen shqyrtimin dhe miratimin e bilanceve, saktësia e dokumentacionit bazë financiar, ndonëse ka përmirësime si rezultat i informatizimit të këtij procesi përsëri konstatohen probleme. Në fushën e menaxhimit financiar janë vërejtur abuzime në shpenzimet për personelin, mungesë të dokumentacionit justifikues në kryerjen e pagesave me arkë apo me anë të bankës, abuzime në përdorimin e kursit të këmbimit të valutës, mos shlyerje në afat e dety

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›