E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, qeveria socialiste e sapoardhur në pushtet ngulfat vendin me korrupsion

27-08-2013 / Gazeta 55

Arsyeja kryesore pas një vale të fundit protestash kundër qeverisë në Bullgari është rezultati i korrupsionit e institucioneve të dobëta publike që shërbejnë si një fasadë demokratike për një sistem qeverisje që lejon interesat e paligjshme oligarkike të kontrollojnë vendim-marrjen institucionale, sipas Transparency International (TI), Bullgari. Protestat që nisën më shumë se dy muaj më parë u nxitën nga emërimi i një figure të kundërshtuar si kreu i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Ndonëse emërimi i baronit të mediave, 32-vjeçarit Deljan Peevski u tërhoq, protestat vazhduan. "Ata [protestuesit] janë të ngopur me atë se elitat e vendit, në politikë por gjithashtu në biznes, dalin pa lagur me pandëshkueshmërinë për korrupsionin," shkroi TI në raportin e saj të kohëve të fundit. Raporti përshkroi katër hapa kryesore për të luftuar korrupsionin e për të qetësuar trazirën publike, për të siguruar proces zgjedhor të lirë, të ndershëm e të besueshëm, për të thyer rrjete miqësore nëpërmjet regjistrave transparentë të interesit, për të fituar besimin e shtetasve në gjyqësor e për të vënë në vend ligje të forta të mbrojtjes së informatorëve të shkeljes së ligjeve. "Nga të gjitha katër propozimet, ç’farë duket më e rëndësishme për mua janë masat lidhur me gjyqësorin; jo aq shumë për të rritur besimin publik por për të zbatuar reformat thelbësore në të," tha për SETimesLjubomir Todorakov, studiues social në agjencinë e Kërkimit Social.Sipas sondazhit të TI, 86 për qind e bullgarëve e shohin gjyqësorin si më të korruptuarin në vend, me një dështim për të shënuar ndonjë rezultat real në luftimin e korrupsionit të parë si dobësia më e madhe e tij. "Korrupsioni i nivelit të lartë i bie përmes qeverisë, administratës legjislative, gjyqësore e publike dhe ushqehet nga interesa të fuqishme private," tha për SETimesFrançesko Çeki, specialist i kundër korrupsionit në UNDP për Evropën dhe Bashkimin e Shteteve të Pavarura (CIS). Profesor Sllagjana Taseva, themeluese e OJQ-së Transparency Macedonia, tha se korrupsioni mbetet një problem kryesor jo vetëm në Bullgari por në Ballkan duke krijuar një sindrom të "shtetit të kapur". "Siç e shohim, Bullgaria është anëtar i BE-së e ende ka probleme si vendet e tjera që nuk kanë nisur bisedimet," tha Taseva për SETimes. "Ndërgjegjësimi e aktivizmi publik është shumë i rëndësishëm. Ma merr mendja se na duhet të zhvillohemi më tej në këtë çështje e të ndërtojmë një strategji të përbashkët." Çeki cilësoi tre arsye kryesore pas korrupsionit sistematik në Bullgari e në rajon. "E para është mënyra në të cilën ndodhi tranzicioni ekonomik pas rënies së rregjimeve komuniste: privatizimi u krye pa rregullore të efektshme e pa mbikëqyrjen e mekanizmave të aftë për të kufizuar marrjen e pasurive të rëndësishme ekonomike nga elita të fuqishme e miqtë e tyre, kjo rezultoi në monopole e në lidhjen e pushtetit politik e ekonomik që përbën një nga motivet kryesore të trazirës së tanishme në Bullgari," tha Çeki. Elementi i dytë lidhet me tranzicionin demokratik që solli zgjedhje të lira e të ndershme, por dështoi të sigurojë zhvillimin e elementëve të tjerë të nevojshëm për një demokraci të plotë, "media të lirë e të pavarur, një shoqëri civile ... e transparencën e nevojshme dhe përgjegjshmërinë e proceseve e veprimtarive në administratën publike," shtoi Çeki. "Elementi i tretë është lidhur me mënyrën sesi administratat publike u zhvilluan gjatë periudhës së tranzicionit e lidhja me politikën. Administratat publike po përdoren për qëllime politike, kontratat, punët, nismat dhe edhe rregullat janë shpesh vetëm mënyra për të marrë vota e mbështetje nga komunitete e degë të sektorit publik," tha ai. Çfarë mendoni se është mënyra më e efektshme për të luftuar korrupsionin në sistemin gjyqësor? Na thoni se ç’farë mendoni në komente më poshtë.

(Marrë nga  SETimes.com me ndryshime)

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›