E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN nuk ka plan për shpëtimin e Spanjës

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka bërë të ditur se nuk kishte asnjë projekt shpëtimi financiar për Spanjën dhe i bëri thirrje Qeverisë së Spanjës që të shtonte përpjekjet për balancimin e financave publike.

FMN-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë për ndihmë ekonomike nga Madridi dhe nuk ka asnjë plan për një asistentë të tillë për Spanjën", tha gjatë një konferencë për shtypi, në Uashington, zëdhënësi i FMN-s, Gerry Rice.

Zëdhënësi Rice theksoi gjithashtu se 'nuk kishte bisedime mbi një akordim fondesh nga FMN-ja drejt mekanizmave të tjera', ku i referohej Fondit Evropian për Stabilizim Financiar dhe Mekanizmit Evropian për Stabilitet, (MES).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›