Shoqërohen 20 persona, për plagosjen e efektivit të policisë
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar 20 persona, pas tentativës për vrasjes, ku mbeti i plagosur efektivi i plocisë rrugore të Tiranës, Naim Hyska. .
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se të shoqëruarit mes të cilëve familjarë dhe miq të Hyskës janë pyetur rreth ngjarjes.
Personat e shoqëruar janë nga qyteti i Vlorës dhe i Tiranës, ndërkohë që mësohet se të shoqëruarit nga qyteti bregdetar kanë lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 1998, ku Hyska ushtronte detyrën e shefit te forcave të ndërhryjes së shpejtë, ku gjatë një aksioni policor ka mbetur atëherë i vrarë një person.
Policia bën me dije se po heton në disa pista, por kryesorja mbetet ajo për hkaka të detyrës. Naim Hyska mbëmjen e së shtunës, më 24 dhjetor mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të panjohur në sy të djalit të tij 12-vjecar.
(el.me/BalkanWeb)