Franca nuk e arreston ish-zëdhënësen e TPI, Hartman
PARIS- Franca nuk do ta arrestojë ish-zëdhënësen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, TPI, Florence Hartmann, e cila është bërë objekt i një mandatarresti ndërkombëtar për fyerje ndaj gjykatës, njoftoi sot Ministria e Jashtme.
"Dokumentet që organizojnë bashkëpunimin mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Francës zbatohen vetëm për krime të rënda që kjo gjykatë ka për detyrë t'i gjykojë", shpjegoi ministria në një konferencë shtypi.
"Fyerja ndaj gjykatës për të cilën është dënuar Hartmann nuk bën pjesë në këto krime dhe Franca nuk ka asnjë bazë juridike për ta mbështetur një bashkëpunim të mundshëm".
TPI-ja lëshoi në tetor një mandatarresti kundër Hartmann sepse ajo refuzoi të paguante një gjobë prej 7 000 eurosh me të cilën ishte dënuar në vitin 2009. Gjykata e ndryshoi këtë gjobë në një dënim me shtatë ditë burg dhe u kërkoi autoriteteve franceze ta arrestojnë dhe ta transferojnë Hartmann në Hagë.
Florence Hartmann, ish-korrespondente e gazetës franceze "Le Monde" në Ballkan, ka qenë zëdhënëse e prokurores së TPI-së Carla Del Ponte në periudhën 2000-2006.
Në librin e saj "Paqja dhe Ndëshkimi" botuar në 2007, ajo bën publike dy vendime konfidenciale të dhëna nga gjykata e apelit e TPI-së në kuadrin e procesit të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, që, sipas saj, do të kishin bërë të mundur vërtetimin e përfshirjes së shtetit serb në masakrën e Srebrenicës ku humbën jetën rreth 8 000 boshnjakë në vitin 1995.
(d.b/BalkanWeb)