Sarandë, sekuestrohen rreth 300 kg drogë

Policia sqaroi se brenda një automjeti kamionçinë, në lëvizje në aksin Gjirokastër-Sarandë, janë gjetur të fshehura në karroceri, e cila ishte e modifikuar me dopjo shtresë, 283.7 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të kanabis sativa.
Lënda narkotike ishte e paketuar në pako 1 dhe 2 kilogramësh. Për rastin, u arrestua shtetasi Ermal Ramaj, 22-vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë. Realizimi i këtij operacioni u bë i mundur pas një pune 2 mujore të strukturave Kundër Narkotikëve e Trafiqeve paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
2011-12-26 11:41