E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau dy, RENEA kap Boricin

I denuar per dy vrasje dhe nen hetim per tre te tjera, Agim Borici, i kerkuar prej disa vitesh, eshte vene ne pranga pas operacionit te koduar "Ulpjana". Forcat RENEA e kane kapur 36 vjecarin mengjesin e djeshem, rreth ores 05:00. Informacioni eshte dhene ne rruge operative nga policia e Fierit, ndersa dje eshte finalizuar aksioni prane Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Borici eshte gjetur ne nje banese ku strehohej, ne pronesi te Sabri Sallakut, 42 vjec, edhe ky i ndaluar per "perkrahjes se autorit te krimit". Burime zyrtare thane se 36-vjecari eshte i denuar me 20 vjet heqje lirie per dy vrasje te ndodhura ne qytetin e Fierit, ne vitin 1994 dhe ne vitin 1998. Borici eshte denuar per akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake".

Rreth nente vjet i shpallur ne kerkim nderkombetar per te pakten dy vrasje dhe nje sere akuzash te tjera te renda penale, Agim Borici, 36 vjec, nga Fieri, nuk ka mundur dot t'i shpetoje operacionit te fundit te policise. Informatori kete here nuk ka gabuar per vendndodhjen e tij ne Tirane, ndersa eshte organizuar operacioni i koduar "Ulpjana". Ne pranga ka rene dhe Sabri Sallaku, 42 vjec nga Tirana me akuzen e "perkrahjes se autorit te krimit".Aksioni eshte zhvilluar nga forcat speciale RENEA, te ndihmuara dhe nga Departamenti per Hetimin e Krimeve, ne bashkepunim me drejtorine e policise se Tiranes dhe Fierit. Zyrtare te policise thane se Borici eshte i denuar me vendim te formes se prere me 20 vjet burgim per vrasjen me dashje te Ervin Gjinit, ngjarje e ndodhur me date 12 prill te vitit 1994, ne vendin e quajtur "Rruga e Pedagogjikes" dhe te Edmond Zefit, ngjarje e ndodhur me date 5 qershor te vitit 1998. Por mbi te rendon dhe akuza e "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative", te Agim Mulaj, ndodhur me date 5 qershor te vitit 1998, si dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake".

U lirua per mungese provash

Fillimisht Gjykata e Fierit ka denuar Boricin me me 22 vjet burg, ndersa pas apelimit vendimi ka zbritur ne 20 vite burg. Mesohet se 36 vjecari kishte afersisht tre muaj qe fshihej kohet e fundit, pasi kishte mesuar se uniformat blu ishin vene ne kerkim te tij. Sipas burimeve policore, ne vitin 2000 Agim Borici eshte ndaluar per akuzen e vrasjes, po per mungese provash ka dale nga burgu, duke i shpetuar drejtesise. Edhe pse procesi gjyqsor ndaj tij kishte nisur ne vitin 2001 e ne vazhdim, ai ka mesuar se ka qene person i shpallur ne keskim vetem tre muaj me pare, duke u fshehur ne qytete te ndryshme dhe se fundi ne kryeqytet. Mesohet se 36 vjecari hetohet dhe per tre vrasje te tjera qe mund t'i kete kryer me pagese, por nuk jepen detaje te tjera.

A. Cena

B. Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›