E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohet në Policinë e Tiranës vëllai i Arben Frrokut, nuk dihen motivet

policia-e-tiranesTiranë- Të hënë në mbrëmje, vëllai i Arben Frrokut, Mark Frroku është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mark Frroku është kryetari i Partisë Kristiandemokrate në Qarkun e Shkodrës, i cili së bashku me vëllanë e tij, tashmë i dyshuari kryesore për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, janë në listën e kandidatëve kristiandemokratë për deputet të Shkodrës.

Nuk dihet ende se për çfarë motivi, blutë kanë shoqëruar Mark Frrokun në ambjentet e Drejtorisë së Policisë.

Ditën e djeshme, Partia Kristiandemokrate çeli fushatën në qytetin e Shkodrës.

Kryetari i Partisë Kristiandemokrate Shqiptare , Dhimitër Muslia tha: “Ne jemi rreshtuar në koalicionin e majtë pasi jemi të bindur me domosdoshmërinë e rotacionit politik, ndërsa si parti që udhëhiqemi nga kristiandemokracia e vërtetë garantojmë seriozitet e përkushtim ndaj votuesve e qytetarëve shqiptarë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›