Berisha: Kthehuni emigrantë investoni kursimet, asnjë taksë 3 deri 5 vite
Gjirokastër- Kryeminstri i vendit zoti Sali Berisha nga qyteti i Gjirokastrës u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të vijnë në Shqipëri të investojnë kursimet e tyre, me premtimin për taksë zero nga tre deri në pesë vjet.
emigrantëve shqiptarë kudo janë i ftoj të vijnë në Shqipëri të investojnë 3-5 vjet pa asnjë taksë, kthehuni vllezër, sillni ato kursime në vendin tuaj, tre deri në 5 vjet nuk do keni asnjë taksë,- tha kryeministri.
Teksa akuzoi liderin e opozitës për propozimin e tij për taksën progresiste: Ai tha sot se si ka rritur taksat në bashki, nesër do ju thotë se si ka bllokuar ligjet, pasnesër se nuk ka votuar kundër amnistisë që donim të bënim për rastin e 100 vjetorit,… e ka gjetur zgjidhjen, çmë duhet mua se çfarë them unë, unë jam në autobus, çmë duhet mua se çfarë bëj unë, unë jam në autobus. Atëherë të cilës parti ishin ata që erdhën protestuan te kryemninistria me unifromë ceremoniale, kur unë me ligj i ndalova ata të rrisnin taksat e bizneseve të mëdha? A ishin bashkiak të PD-së? Cili ishte o i nderuar në autobus, ai që shpërndau plehra në bulevard se nuk kam para për të paguar taksa për pastrimin? Kështu mund të flasin brenda mureve të autobusit, por jo në kamera televizive se 23 qëreshsori po vjen dhe shqiptarët do të votojnë për punësimin e tyre, do votojnë për Gjirokastrën e biznesit, rritjen ekonomike, të monumenteve historike, për vokacionin perëndimor, integrimin e Shqipërisë në evropë,- tha Berisha.
Lideri i mazhorancës tha se në mandatin e ardhshëm do të bëjë gjithçka për zhvillimin e qytetit të Gjirokastrës.