Shoqërohet në polici vëllai i Arben Frrokut: Ndodhemi përpara një represioni shtetëror
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar sot në polici për 30 minuta vëllain e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj.
Mark Frroku është shoqëruar në polici sot rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa janë ende të paqarta arsyet e shoqërimit të tij.
Paraprakisht mësohet se vëllai i Frrokut është shoqëruar për një verifikim të thjeshtë.
Pas doli nga ambjentet e policisë së Tiranës Frroku ka deklaruar se ndoshet përpara një presioni policor e shtetëror.
“Ndodhemi para një represioni policor shtetëror. Policia të mbajë larg duart nga Partia Kristian Demokrate. Strukturat e policisë të mbajnë larg duart nga familja ime”, thotë ai.
Frroku ka sqaruar më tej se në momentin e shoqërimit ai ndodhej në zyrat e Partisë Kristian Demokrate dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye për ndalimin.
“Kur u shoqërova isha në zyrat e partisë, makina ishte e parkuar. Më është kërkuar me forcë të jap çelësat e makinës. Policia nuk më ka dhanë asnjë arsye për ndalimin tim”, shton ai.
MUSLIA: SHOQËRIMI, SULM NDAJ PARTISË KRISTIAN DEMOKRATE
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Partisë Kristian Demokrate Dhimitër Muslia, i cili e ka cilësuar shoqërimin e Frrokut sulm ndaj partisë.
“Shoqërimi i Mark Frrokut është sulm ndaj Partisë Kristian Demokrate. Ne apo u kthyem nga një aktivitet në Kamëz gjetëm policinë me 3-4 makina. Ne jemi pro shtetit ligjor, nuk jemi për konflikt apo dhunë. Ne përçojmë paqen për politikë të shëndoshë, këta duan konflikte”, tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)