Tiranë, fuoristrada del nga rruga, përplas për vdekje 17-vjeçarin
TIRANË- Një 17-vjecar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik të shënuar në orët e mbrëmjes në zonën e Saukut në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa TR4778P ka dalë nga rruga duke humbur kontrollin e për pasojë ka përplasur 17-vjecarin që ishte duke ecur në ato momente.
Plagët e shkaktuara nga aksidenti kanë qenë të shumta, cfarë ka sjellë dhe humbjen e jetës se adoleshentit të identifikuar si Armando Memaci.
Policia nga ana e saj është duke kryer veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e daljes se mjetit nga rruga, ndërsa është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit, Altin Zino.
(e.m/BalkanWeb)