E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti, Çelsi kundër Mançester, Interi përballë Shalkes

TIRANË- Çelsi-Mançester, Real Madrid-Totenhem, Inter-Shalke 04 dhe Barcelona-Shaktjor Donjeck janë katër çiftet çerekfinale të UEFA Champions League. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka evituar përplasjet mes gjigandëve të kontinentit, ndërkohë që përballja më e fortë është vlerësuar derbi anglez mes Çelsit të Karlo Ançelotit dhe Mançester Junajtid të Aleks Ferguson. Blutë e Londrës kanë shansin që të hakmarren për humbjen në finalen e vitit 2008 me penallti. Në rast kalimi të turit njëra prej këtyre skuadrave do të përballet me fituesen e çiftit Inter-Shalke. Për kampionët e Evropës, shorti këtë herë është treguar më i butë, ndërsa përballë ata do të kenë një tjetër skuadër gjermane.

Por, Liga e Kampioneve pritet të përballë në gjysmëfinale dy skuadrat spanjolle, Realin dhe Barcelonën. Madrilenët do të ndeshen në këtë tur me Totenhemin, ndërsa katalanasit, që konsiderohen edhe favoritët absolutë për fitimin e Kupës, do të përballen me ukrainasit e Shaktjorit. Në rast kalimi të turit, Reali dhe Barça do të ndeshen mes tyre, në fazën gjysmëfinale. Çerekfinalet e para do të luhen në datat 5 dhe 6 prill, ndërsa ato të kthimit më 12 dhe 13 prill. Ndërkohë, gjysmëfinalet nisin në datat 26 dhe 27 prill dhe përfundojnë në 3 dhe 4 maj. Finalja e këti viti do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin Uembli të Londrës.
- Çiftet e ¼ të Ligës së Kampioneve:

Real Madrid-Tottenham
Chelsea-Manchester Utd
Barcelona-Shakhtar Donetsk
Inter-Schalke 04

(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›